1
PREMIUM PLUS

Logistics Coordinator (Koordinator/e Logjistikës)

Ruaj
EchoNut
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ECHONUT

KONKURS PËR PUNËSIM

Pozita:  Logistics Coordinator (Koordinator/e Logjistikës)

Vendi:  Prishtinë / EchoNut

RRETH POZITËS

EchoNut kërkon të punësojë një Koordinator/e Logjistike të përkushtuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të menaxhojë prokurimin e materialeve, porositjen e mallit, dhe organizimin e logjistikës/shpedicionit për laboratorin tonë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Prokurimi i materialeve të nevojshme për laborator
  • Porositja e mallit sipas nevojave të laboratorit
  • Organizimi dhe koordinimi i shpedizionit për mallin hyrës dhe dalës
  • Kërkimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët, bazuar në çmim, cilësi dhe kohën e dërgesës
  • Përgatitja e krahasimeve të ofertave dhe dërgimi i tyre për aprovim tek menaxhmenti
  • Ndjekja e porosive dhe dërgesave nga fillimi deri në fund, me komunikim të vazhdueshëm me furnitorë dhe kurier
  • Zgjidhja e vonesave, mospërputhjeve, ose problemeve me dërgesat
  • Mbajtja e evidencës së organizuar për porositë, ofertat, dhe komunikimin me furnitorë
  • Koordinim i ngushtë me stafin e laboratorit për të kuptuar nevojat për material dhe afatet kohore
  • Menaxhimi bazik i inventarit për të shmangur mungesën ose stokun e tepërt

KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Përvojë në logjistikë, prokurim, ose koordinim (1-2+ vite)
  • Aftësi për krahasim ofertash dhe negocim me furnitorë
  • I/e organizuar dhe i/e vëmendshëm/me ndaj detajeve, me aftësi për të menaxhuar disa porosi/dërgesa njëkohësisht
  • Aftësi të mira komunikimi (shqip/anglisht)
  • Përvoja në laborator ose ambient prodhimi përbën përparësi
  • Patentë shoferi përbën përparësi

SI TË APLIKONI

  • Dërgoni CV-në tuaj në adresën: info@echonut.com
  • Në subjektin (subject) e email-it shënoni titullin e pozitës: "Logistics Coordinator"
  • Në email, ju lutem shënoni edhe pagën mujore që prisni/mendoni për këtë pozitë (bruto)

Afati i aplikimit: 31 Gusht 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet