Konkurs
Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Prizren - në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për plotësimin e një vendi të lirë pune në pozitën e mëposhtme:
Pozita e punës: Fizioterapeut/e (Intervenimi i Hershëm)
Departamenti: Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
Vendi: Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prizren
Orari i angazhimit: 25 orë në javë (me orar të pjesshëm)
Lloji i angazhimit: Zëvendësim i përkohshëm për periudhën e pushimit të lehonisë.
Data e fillimit të angazhimit 02.11.2026
Përshkrim i organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Kualifikimet dhe përvoja e punës
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Fizioterapisë;
- Studimet master të përfunduara ose në përfundim e sipër përbëjnë përparësi;
- Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down;
- Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down;
- Të ketë aftësi të mira për punë në ekip.;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Njohuri të gjuhës angleze;
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të vlerësoj performancën e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down të cilët marrin shërbimin e fizioterapisë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
- Ofron shërbimin për terapi fizike për fëmijët me sindromë Down, si dhe këshillon dhe mbështet familjet e tyre për këtë shërbim, të cilët janë të kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm me qëllim që praktika terapeutike të jetë pjesë e jetës së përditshme të fëmijës;
- Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
- Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
- Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Letër motivimi
- Subjekti: Aplikim – Fizioterapeut/e Qendra DSK Prizren - në e-mail adresën:
mimoza.rogova@downsyndromekosova.org
Afati i aplikimit: 09.10.2026 – 16.10.2026 deri në ora 16:00.
Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së parë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.
Faza e parë: testim me shkrim
Faza e dytë: Intervistë pune