SHPALLJE PUNE: FARMACIST/E
AGS Corporation, kompani lidere në distribuimin e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, po zgjeron ekipin dhe kërkon një Farmacist/e me njohuri profesionale dhe interes për sektorin e teknologjisë dhe furnizimeve shëndetësore.
Pozita përfshin mbështetje profesionale për portofolin e produkteve farmaceutike dhe materialeve mjekësore, komunikim me institucionet shëndetësore dhe bashkëpunim me ekipet e shitjes dhe të furnizimit.
Përgjegjësitë kryesore
- Njohje, prezantim dhe ofrim i informacionit teknik e profesional për produktet farmaceutike dhe materialet mjekësore të kompanisë.
- Mbështetje në përgatitjen e ofertave, specifikimeve teknike, katalogëve dhe dokumentacionit për klientë.
- Bashkëpunim me ekipet e shitjes për prezantime produktesh dhe informim të stafit shëndetësor mbi përdorimin e duhur, sipas dokumentacionit të prodhuesit.
- Ndjekje e kërkesave të spitaleve, klinikave dhe farmacive, si dhe mbledhje e feedback-ut për produktet.
- Koordinim me ekipet për kontrollin e dokumentacionit, afateve të përdorimit dhe kushteve të ruajtjes e shpërndarjes së produkteve.
Kualifikimet e kërkuara
- Studime të përfunduara ose në fazën përfundimtare në drejtimin Farmaci.
- Njohuri teorike dhe/ose përvojë pune me produkte farmaceutike, barna, materiale mjekësore dhe produkte për përdorim spitalor.
- Njohuri për kategoritë e produkteve, specifikimet, etiketimin, kushtet e ruajtjes dhe parimet bazë të sigurisë dhe cilësisë.
- Gatishmëri për trajnime shtesë profesionale dhe teknike, brenda dhe jashtë vendit.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi, prezantimi dhe bashkëpunimi me profesionistë shëndetësorë.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe gatishmëri për punë në terren e udhëtime sipas nevojës.
- Përvoja në farmaci, depo farmaceutike, distributor ose institucion shëndetësor përbën avantazh.
Çfarë ofron AGS Corporation
- Trajnime profesionale të specializuara për produktet farmaceutike dhe materialet mjekësore të portofolit tonë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime me partnerë ndërkombëtarë.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe bonuse të bazuara në performancë.
- Perspektivë afatgjatë karriere dhe mundësi avancimi brenda AGS Corporation.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: gramosb@agskosovo.com ose permes butonit "Apliko këtu"
