Domino Real Estate hap konkurs për pozitat:
- Agjent/e të Patundshmërive (3x)
- Asistent/e Administrativ/e (1x)
Pozita: Agjent të Patundshmërive (3x)
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikimi, grumbullimi dhe përditësimi i pronave që ofrohen për shitje dhe qira.
- Menaxhimi i kërkesave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve sipas nevojave të tyre.
- Shoqërimi dhe këshillimi i klientëve gjatë gjithë procesit të blerjes, shitjes apo qirasë.
- Organizimi dhe koordinimi i takimeve, vizitave në prona dhe komunikimit me klientët.
- Analizimi i tregut dhe informimi i klientëve rreth çmimeve, lokacioneve dhe mundësive në treg.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Regjistrimi dhe menaxhimi i të dhënave dhe aktiviteteve përmes sistemit CRM.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera për realizimin sa më efikas të proceseve të shitjes dhe qirasë.
Kriteret që kërkojmë:
- Përvojë paraprake në shitje, patundshmëri ose shërbim ndaj klientit përbën përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të punës. Njohja me CRM është përparësi; për kandidatët e përzgjedhur ofrohet trajnim.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
- Të jetë rezident në qytetin ku aplikohet për pozitën.
- Përkushtim, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë fikse mujore + përqindje/komision sipas rezultateve.
- Trajnim dhe zhvillim profesional në fushën e patundshmërive.
- Punë me sistem CRM dhe procese moderne të shitjes.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë.
Jemi në kërkim të një Asistenteje Profesionale për Mbështetje ndaj Klientëve dhe Administratë, të organizuar dhe të kujdesshme ndaj detajeve, për t’iu bashkuar biznesit tone
Kjo pozitë kombinon detyrat të administratës dhe mbështetjes së zyrës me përgjegjësi të rëndësishme në menaxhimin
- Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, qasje profesionale ndaj klientit dhe aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht në një ambient dinamik pune.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Kryerja e detyrave të përgjithshme administrative
- Ofrimi i mbështetjes administrative për menaxhmentin e kompanis në projekte të veçanta dhe në operacionet e përditshme mënyrë profesionale dhe korrekte ndaj ekipit punus
Kualifikimet dhe aftësitë
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë, janë të domosdoshme.
- Aftësi të forta organizative dhe aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe efikasitet i lartë në punët administrative.
- Iniciativë, vetë-motivim dhe qasje të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar me ekipe që punojnë Teren .
- Njohja me programe të menaxhimit të pronave si CRM ose programe të ngjashme është përparësi, por nuk është e domosdoshme
- Njohuri bazë të operacioneve të menaxhimit të pronave janë të mirëseardhura.
- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office (Excel, Word, Outlook) dhe Google Workspace.
Çfarë ofrojmë
- Zhvillim profesional: Mundësi për të mësuar, zhvilluar aftësitë dhe avancuar në karrierë brenda një kompanie në rritje në sektorin e pasurive të paluajtshme.
- Mjedisi i punës: Mundësi për t’iu bashkuar një ekipi dinamik dhe me vizion për të ardhmen, me ndikim ndërkombëtar.
- Kompensimi: Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve + %
- Kontrata: Në përputhje me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës.
Lokacioni: Prishtinë.
Orari i punës: E hënë – Premte
Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në email humanresources@domino-ks.com ose përmes butonit "Apliko këtu"
