KosovaJob

Specialist/e për Përgatitjen e Ofertave (Ofertues/e), Arkitekt/e – Dizajn i Enterierit

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Arkitekturë Skadon më 16 dhjetor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

Pozita: Specialist/e për Përgatitjen e Ofertave (Ofertues/e)

DI CASA shpall konkurs për plotësimin e pozitës së punës Specialist/e për Përgatitjen e Ofertave, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit tonë dhe do të kontribuojë në përgatitjen e ofertave profesionale dhe zhvillimin e procesit të shitjes.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Përgatitja dhe kalkulimi i ofertave zyrtare të kompanisë.
  • Analizimi i kërkesave të klientëve dhe përpilimi i ofertave sipas specifikave të projekteve.
  • Njohja dhe kalkulimi i materialeve, mekanizmave dhe aksesorëve të mobilieve.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me arkitektët dhe departamentin e shitjes.
  • Mbështetja e arkitektëve në prezantimin dhe shitjen e produkteve dhe zgjidhjeve të DI CASA.
  • Pjesëmarrja në negociata dhe komunikimi profesional me klientët dhe partnerët.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri të mira për materialet që përdoren në industrinë e mobilieve dhe enterierit.
  • Aftësi shumë të mira matematikore dhe analitike.
  • Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike dhe programeve për përgatitjen e ofertave.
  • Njohuri mbi standardet teknike të mobilieve dhe prodhimit.
  • Njohuri mbi mekanizmat, aksesorët dhe sistemet funksionale të mobilieve.
  • Aftësi të mira komunikimi, shitjeje dhe negocimi.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe organizim në punë.

Përparësi: Përvoja paraprake në industrinë e mobilieve, prodhim ose përgatitje të ofertave.

2. Pozita: Arkitekt/e – Dizajn i Enterierit

DI CASA shpall konkurs për angazhimin e një Arkitekti/e me njohuri profesionale në dizajnimin e enterierit, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit tonë projektues dhe do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve, prezantimin e zgjidhjeve kreative dhe realizimin e shitjeve.

• Përgjegjësitë kryesore:

  • Dizajnimi dhe zhvillimi i projekteve të enterierit dhe mobilieve.
  • Përgatitja e vizualizimeve, planeve teknike dhe dokumentacionit projektues.
  • Përshtatja e projekteve sipas kërkesave të klientëve dhe mundësive të prodhimit.
  • Njohja dhe aplikimi i standardeve teknike në industrinë e mobilieve.
  • Prezantimi profesional i projekteve dhe zgjidhjeve të DI CASA para klientëve.
  • Bashkëpunimi me departamentin e ofertimit dhe prodhimit.
  • Angazhimi aktiv në procesin e shitjes dhe negocimit me klientët

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë ose përgatitje profesionale në Arkitekturë, Dizajn të Enterierit ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira në programet e dizajnit dhe vizualizimit 3D.
  • Njohuri të avancuara në standardet teknike të mobilieve dhe enterierit.
  • Njohuri mbi materialet, mekanizmat dhe sistemet e përdorura në mobilieri.
  • Aftësi të mira në komunikim, prezantim dhe shitje.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
  • Kreativitet, përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.

Përparësi: Përvoja në projektimin e interieve me porosi dhe në realizimin e projekteve të enterierit.

Apliko tani - 048-620-400 OSE hr@dicasahome.com
Afati: 16 dhjetor 2026 · edhe 29 ditë
Di Casa Home Design
Arkitekturë · Prishtinë
11Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Arkitekturë
Skadon 16/12/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë