KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë.
Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim vendet e lira të punës për pozicionet e mëposhtme:
Pozita: Menaxher i Stafit Teknik
Vendi i Punës: PRISHTINË
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikimi, organizimi dhe udhëheqja e përgjithshme e ekipit të stafit teknik.
- Koordinimi i punëve në terren për instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e Sistemeve të Sigurisë (Sistemet e alarmit, kamerat, etj.).
- Monitorimi i performancës së stafit teknik dhe sigurimi i cilësisë së punës së kryer.
- Menaxhimi i aseteve teknike, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për punë.
- Komunikimi me klientët për zgjidhjen e problemeve komplekse teknike dhe ofrimi i mbështetjes profesionale.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Përvojë pune e dëshmuar në menaxhimin e ekipeve teknike apo në pozita të ngjashme udhëheqëse (përvoja në fushën e sistemeve të sigurisë është përparësi).
- Shkollimi i lartë (Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Inxhinierisë Elektrike ose fusha të ngjashme teknike preferohet).
- Aftësi të shkëlqyera organizative, udhëheqëse dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Patentë shoferi, kategoria B (e obligueshme).
- Mos të jetë i dënuar apo nën hetime penale.
Pozita: Staf Teknik -Instalues / Montues i Kamerave dhe Alarmeve (3 pozita)
Vendi i Punës: PRISHTINË
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalim, servisim dhe mirëmbajtje e Sistemeve të Sigurisë, duke përfshirë Sistemin e Alarmit dhe kamerat.
- Realizimi i detyrave në teren sipas planifikimit dhe udhëzimeve nga Menaxheri i Stafit Teknik.
- Kujdesi ndaj pajisjeve të punës dhe raportimi i rregullt mbi mbarëvajtjen e instalimeve.
- Patentë shoferi, kategoria B (e obligueshme).
- Mos të jetë i dënuar apo nën hetime penale.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Përvojë pune në fushën e instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë (Sistemi i alarmit dhe kamerave) apo të ngjashme.
- Shkollë e mesme e përfunduar (shkolla e mesme teknike ose elektroteknike përbën përparësi).
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve teknike në terren.
- Aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për bashkëpunim në ekip.
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurrojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e email-it: apliko@deltasecurity.biz.
Shënim i rëndësishëm: Ju lutemi që në subjektin (Subject) e email-it të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni:
- "Aplikim për Menaxher të Stafit Teknik" APO
- "Aplikim për Staf Teknik"
Data e Fundit për Aplikim: 10.07.2026
Kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Faleminderit për interesimin tuaj në Delta Security.
