KONKURS
Koordinator/e i/e Kredive Jo-Performuese – Periudhë Zëvendësimi Zyrë Qendrore
PËRGJEGJËSITË:
- Është përgjegjëse për zbatimin dhe koordinimin e strategjisë për menaxhimin e kredive jo performuese;
- Shqyrton, koordinon dhe menaxhon kërkesat për inicim të procedurës përmbarimore, si dhe bën aprovimin e inicimit të përmbarimit.
- Rekomandon tek Departamenti Ligjor rastet per inicim të procedures kontestimore dhe monitoron mbarëvajtjen e arkëtimit në rastet e fituara kontestimore apo barazimet gjyqsore duke i raportuar rezultatet tek mbikëqyrësi në baza tre-mujore;
- Menaxhon aktivitetet ligjore të departamentit duke siguruar angazhim mbi punën dhe performancë të përshtatshme;
- Menaxhon Komitetet e mbajtura në kuadër të Departamentit të Kredive Jo-Performuese dhe është përgjegjëse për mbarëvajtjen e Komitetit të Vonesave dhe Komitetit për Kreditë e Shlyera;
- Komunikon në mënyrë efektive me klientët dhe kolegët nga departamentet e tjera, duke siguruar që të gjithë të kontribuojnë në kthimin e kredive dhe menaxhimin e mbledhjeve/kolektimeve;
- Mirëmban raporte të shkelqyera me palët tjera të jashtme;
- Raporton në mënyrë të rregullt lidhur me kthimin, mbledhjen dhe përformancën e kredive;
- Përpilon raporte sipas nevojës së Bordit Menaxhues;
- Është përgjegjës/e për respektimin e të gjitha rregullave dhe procedurave të brendshme të FINCA Kosovë.
- Kryen dhe detyra tjera të marra nga menaxheri i linjës.
KUALIFIKIMET:
- Të posedojë diplomë universitare në fushën e Juridikut, Ekonomisë, Biznesit ose fusha të ngjashme relevante;
- Të ketë sa paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin e kredive joperformuese (NPL);
- Të ketë njohuri të avancuara mbi Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe proceset përkatëse;
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office;
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 29.07.2026.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.
Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.