NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
- Ekspert për Zhvillim të Produkteve në Prishtinë (një vend pune)
- Këshilltar për Shërbime Bankare në Filialin në Prizren (një vend pune)
- Këshilltar për Shërbime Bankare në Ekspoziturën në Malishevë (një vend pune)
Ekspert për Zhvillim të Produkteve
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushë e Ekonomisë, Financa, Juridikut ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 5 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme në sigurime ose banking;
- Njohuri të produkteve Life/non-life Insurance.
- Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zhvillon, menaxhon dhe përmirëson produktet bankare dhe të sigurimeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e Bankës.
- Identifikon mundësi të reja për zhvillimin e produkteve të sigurimeve dhe propozon zgjidhje inovative bazuar në nevojat e klientëve dhe trendet e tregut.
- Koordinon procesin e zhvillimit, lansimit dhe përmirësimit të produkteve bankare dhe të sigurimeve.
- Analizon performancën e produkteve të sigurimeve dhe përgatit rekomandime për rritjen e konkurrueshmërisë dhe profitabilitetit të tyre.
- Përgatit analiza, plane biznesi dhe dokumentacion mbështetës lidhur me zhvillimin e produkteve të sigurimeve.
- Bashkëpunon me kompanitë e sigurimeve dhe njësitë relevante të Bankës për zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e produkteve të sigurimeve.
- Mbështet aktivitetet promovuese dhe marketingun e produkteve të sigurimeve në bashkëpunim me njësitë përgjegjëse të Bankës.
- Koordinon dhe monitoron projekte që lidhen me zhvillimin, përmirësimin dhe optimizimin e produkteve të sigurimeve.
Këshilltar për Shërbime Bankare
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
- Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në bankë ose institucione të tjera financiare;
- Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
- Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
- Njohuri të gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare të Bankës.
- Kryen operacione bankare në përputhje me procedurat e brendshme dhe autorizimet përkatëse.
- Ofron këshillim bazik dhe mbështetje për klientët lidhur me produktet dhe shërbimet bankare.
- Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës.
- Monitoron aktivitetet dhe operacionet bankare të klientëve në kuadër të përgjegjësive përkatëse.
- Vepron me orientim të vazhdueshëm drejt klientit dhe cilësisë së shërbimit.
- Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe kontribuon në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
- Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës.
- Monitoron arkëtimet e vonuara dhe detyrimet e papaguara të klientëve.
- Ndjek zhvillimet në treg dhe ndryshimet relevante në sektorin bankar dhe financiar.
- Trajton dhe zgjidh ankesat e klientëve në përputhje me procedurat dhe standardet e Bankës.
- Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe shërbimet bankare.
- Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 29 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.
