Menaxher/e, Kuzhinier/e, Pastues/e dhe Arkatar/e (Dragodan
CHESS PIZZA PO HAPET SË SHPEJTI!
Jemi duke e zgjeruar ekipin tonë dhe po kërkojmë persona të motivuar, të përkushtuar dhe energjikë për t’u bërë pjesë e fillimit të një aventure të re!
Pozitat: Pastues/e, Arkatar/e, Kuzhinier/e dhe Menaxher/e
Lokacioni: Dragodan
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Menaxher/e
- Të kontrollojë hyrjen e të gjitha produkteve të cilat hyjnë në lokal duke i njohur të gjitha produketet, duke i verifikuar faturat hyrëse, dhe të bëjë sistemimin e produkteve në vendet e caktuara;
- Sigurimi, monitorimi dhe kontrolli i rendit, nivelit të stokut, përgatitjes dhe zbatimit të programit javor të stafit në mënyrën më efikase;
- Të kontrolloj linjen vetshërbyese bashkë me produktet të cilat servohen nga shanku:
- Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës.
Arkatar/e
- Pranon dhe regjistron pagesat e klientëve.
- Përdor arkën dhe sistemin e pagesave.
- Kujdeset për saktësinë e parave dhe faturave.
- Ofron shërbim korrekt dhe profesional ndaj klientëve.
- Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës.
Kuzhinier/e
- Përgatit ushqimet sipas recetave dhe standardeve të kompanisë.
- Kujdeset për cilësinë, freskinë dhe sigurinë e ushqimit.
- Mban pastërtinë dhe higjienën në kuzhinë.
- Kujdeset për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të kuzhinës.
- Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës.
Pastrues/e
- Mban pastërtinë dhe higjienën në ambientet e punës.
- Pastron dyshemetë, tavolinat, pajisjet dhe hapësirat sanitare.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të pastrimit.
- Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë.
- Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës.
Afati i fundit për aplikim është 13.11.2026
*Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
