KosovaJob
Byroja Kosovare e Sigurimit PREMIUM+

IT Auditor

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

BKS është në kërkim të një konsulenti të jashtëm– IT Auditor, me qëllim të ofrimit të asistencës për Funksionit të Auditimit të Brendeshëm, në performimin Auditimit të IT-së brenda BKS.

Forma e Angazhimit

Angazhimi do të jetë i kufizuar vetëm për kohëzgjatjen e auditimit të brendshëm, i cili planifikohet të zgjasë 2 muaj.

Fushëveprimi i Auditimit

Auditori i angazhuar do të vlerësojë:

  • Zhvillon dhe zbaton planin e auditimit të TI-së, duke përcaktuar objektivat dhe kriteret e auditimit, si dhe duke identifikuar rreziqet dhe kontrollet kryesore në përputhje me metodologjinë COBIT dhe standardet ndërkombëtare (p.sh. ISO 27001, SNPPAB);
  • Ekzaminon Kornizën e Qeverisjes së TI-së dhe strukturën organizative, duke vlerësuar përputhshmërinë me kërkesat ligjore, rregullative dhe politikat e brendshme të institucionit;
  • Dizajnon dhe zbaton procedura testimi për kontrollin e TI-së, për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme, përfshirë sistemet e sigurisë, qasjes dhe ruajtjes së informacionit;
  • Harton dhe dorëzon raporte të strukturuara të auditimit, që përmbajnë gjetje, analiza, konkluzione dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e kontrolleve të TI-së;
  • Monitoron zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të auditimit, duke ofruar pasqyrë të progresit të bërë dhe të mangësive të mbetura;
  • Siguron përputhshmëri me standardet ligjore dhe rregullative në fushën e TI-së, si dhe me politikat dhe procedurat e brendshme të BKS-së, dhe të BQK-së;

Kualifikimet e Kërkuara

Auditori duhet të:

  • Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative ose të ngjashme;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në Auditim te IT, preferohet pervojë në sektorin e sigurimeve.
  • Të ketë së paku një nga certifikimet profesionale relevante: CISA, CISSP, CEH, ISO/IEC 27001 Lead Auditor ose të ngjashme.
  • Të jetë plotësisht i pavarur dhe pa konflikt interesi me BKS-në.
  • Çertifikata e të kalurës kriminale.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për hartimin e raporteve të detajuara.

Ofertimi

Palët e interesuara, interesmin e tyre duhet ta shprehn përmes E-mail, në e-mail info@bks-ks.org, deri me date 17.07.2025, me titull Konsulent – IT Audit. Pjesë e dokumentacionit të shprehjes së interesimit duhet të jetë edhe oferta financiare.

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Byroja Kosovare e Sigurimit
Sigurim
9Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni