1
Brendet për shijen e secilit nga LPP po vijnë në Kosovë!

Brendet për shijen e secilit nga LPP po vijnë në Kosovë!

	 	 

A ju pëlqen moda, jeni person kreativ dhe doni të punoni në një kompani ndërkombëtare që beson në zhvillimin e punonjësve dhe në individualitetin e klientëve?. LPP i përfshin të gjitha dhe shumë më tepër!

Përveç brendit Sinsay që është hapur në Kosovë nga muaji Shkurt, nga Qërshori i këtij viti po hapen edhe me brendet tjera, si: Reserved, House, Mohito dhe Cropp!

Reserved është një ndër brendet kryesore të kompanisë polake familjare LPP. Ajo u themelua në Poloni në vitin 1998. Që nga ajo kohë, ka fituar një reputacion të fortë dhe njohje të lartë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Koleksionet e brendeve më të madhe polake të modës janë një interpretim i trendeve kryesore botërore, të krijuara me kujdes për nevojat dinamike që po zhvillohen të konsumatorëve të saj. Reserved si lider në Evropën Qendrore dhe Lindore mbetet brendi i parë për ata që kërkojnë stile funksionale dhe moderne, të përshtatshme jo vetëm për përdorim të përditshëm, por edhe për ngjarje që kërkojnë një trajtim të veçantë. Dyqanet Reserved operojnë në 25 shtete, dhe tani Dyqani po vjen edhe në Kosovë dhe do të mund ta gjeni në Prishtina Mall. Për disa vjet tani, Reserved po tregohet gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për procesin e prodhimit, i cili, duke përdorur zgjidhje moderne, mund të realizohet me përdorimin e një sasie më të vogël uji dhe energjie. Aktualisht, 38% e koleksioneve të Reserved përmbushin këto kritere. Deri në vitin 2025, më shumë se 50% e asortimentit të markës do të krijohet nga materiale më miqësore me mjedisin, si fibra organike, por edhe fibra celuloze të prodhuara nga lënda drusore, si dhe materiale të certifikuara të ricikluara ose do të prodhohen në një proces më të kursyer energjie, duke respektuar burimet ujore.

Nëse e ke stilin streetwear Cropp është aty për ty

Cropp është I njohur për stilin streetëear për të gjithë ata që nuk kanë frikë të jenë vetvetja. Duke u frymëzuar nga bota e muzikës, artit dhe sportit, brendi krijon veshje, këpucë dhe aksesorë të veçantë për gra dhe burra. Cropp është ashtu si klientët e tij – guximtar, pa kompromis dhe 100% autentik. Ajo është një komunitet i njerëzve me pasion, të cilët përmes veshjes duan të shprehin veten. Brendi shfrytëzon historinë e saj pothuajse 20-vjeçare, duke kombinuar kreativisht stilin e rrugës, frymëzimet moderne dhe identitetin lokal.

Cropp dëshiron të shoqërojë të rinjtë në çdo aspekt të jetës së tyre të përditshme – për këtë arsye, një nga shtyllat kryesore të brendit është muzika. Cropp frymëzon për veprim, lejon të shprehen vetvetja dhe shemb kurthet e zakoneve të vjetra – ashtu si Cropp. Brendi mbështet me kënaqësi iniciativat muzikore, artistët në zhvillim dhe organizon ngjarje, përmes të cilave mund të jetë më afër klientëve të saj.

House - brendi për të rinjtë që me stil tregojnë se kush janë dhe çfarë ndiejnë

Me koleksionet që janë një kombinim i trendeve më të fundit dhe stilit casual, prezente në 22 tregje, brendi frymëzon – për guxim, argëtim me pamjen dhe krijimin e imazhit. Ajo vëzhgon klientët e saj dhe stilin e jetesës së tyre. Përmes kësaj, krijon një ofertë që u mundëson atyre të shprehin veten.

Stili Everyday Young Casual është thelbi i koleksioneve të House. Koleksioni i must-have-ve lidhet me asortimentin që bazohet në trendet më të fundit. Në dyqanet dhe faqet online, produktet e duhura mund t’i gjejnë ata që preferojnë prerje më të thjeshta, si dhe ata që duan të dallohet. House gjithashtu ofron një koleksion me plot dizajne unike dhe dhe nuanca të ndryshme.


MOHITO është një propozim për gratë që e duan modën

Projektuesit e MOHITO krijojnë koleksione me mendjen tek gratë e sigurtë në vetvete, të vetëdijshme për avantazhet e tyre, që lejojnë vetes një pakëz rehatie dhe nonsalancë në një stil elegant dhe femëror. MOHITO thekson feminitetin dhe ofron një pamje energjike, në përputhje me trendet botërore të modës.

Brendi MOHITO dallon me koleksionin e saj imponues të fustaneve për raste të ndryshme. Pa marrë parasysh nëse po kërkoni një veshje për një dalje në mbrëmje, një takim, një galë festive apo një dasmë, ne kemi shumë propozime që do të plotësojnë pritshmëritë tuaja.

Koleksioni i fustaneve është një kombinim i elegancës, feminitetit dhe trendeve aktuale. Projektuesit përzgjedhin me kujdes pëlhurat, detajet dhe modelet, për të siguruar përshtatje perfekte dhe rehati në veshje. Pa marrë parasysh nëse preferoni fustane të gjatë dhe të fryra maxi, fustane koktejli sensualë apo modele klasike dhe të përshtatura, MOHITO ofron një gamë të gjerë për çdo shije.

Falë koleksioneve të saj të larmishme për raste të ndryshme, MOHITO mundëson që gratë të shprehin individualitetin dhe stilin e tyre unik. Pavarësisht nëse je një shpirt romantik, një grua e sigurtë në vetvete, apo preferon tendencat avangarde, brendi ofron veshje moderne dhe me cilësi të lartë, që theksojnë bukurinë tënde dhe të bëjnë të ndihesh e sigurtë në çdo situatë.

Na ndiqni në:

  • Instagram: LPPkosovopeople
  • Linkedin: LPP Kosovo

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet