KRIJO TË ARDHMEN E SUKSESIT NË COURTYARD BY MARRIOTT
“Courtyard by Marriott Prishtina” është një adresë e re në zemër të Prishtinës që ofron për këdo shërbim të klasit të ri duke bërë një revolucion të ri në fushën e turizmit dhe industrisë së hotelerisë në Prishtinë. Por, për ta bërë këtë eksperiencë sa më të veçantë ka hapur pozita të reja dhe pret kandidatë që duan ta zhvillojnë karrierën e tyre në një tjetër nivel!
Nëse keni përvojë dhe jen itë pasionuar për menaxhimin, shitjen, kuzhinën dhe shërbimin atëherë ky është rasti juaj ideal për tu bërë pjesë e një ambienti atraktiv pune që me standardet e krijuara u garanton te ardhme të sigurt.
“Courtyard by Marriott” tashmë është në kërkim të këtyre profesionistëve. KLIKO KËTU PËR TË KUPTUAR MË SHUMË PËR SECILËN SHPALLJE.
Drejtor i shitjes
Menaxher/e të Restorantit
Supervisor/e në Recepcion
Recepcionist/e
Recepcionist/e në SPA dhe Fitness
Chef të pastiqerisë 1 pozitë
Pastiqer/e dy pozita
Kuzhinier/e 7 pozita
Kuzhinier/e për mengjes 2 pozita
Kamarier/e 7 pozita
Barist/e 4 pozita
Hostess/ Mikëpritëse për restorant 2 pozita
Mirëmbajtes/e te dhomave 8 pozita
Mirëmbajtës/e për zona publike 4 pozita
Mirëmbajtës/e për SPA dhe Fitness 4 pozita
Ndimës kamarier/e 3 pozita
Enëlarës/e 5 pozita
Nëse keni përvojë në këto fusha dhe mendoni se mund të jepni kontributin tuaj në një vend ku puna juaj vlerësohet dhe ju avancoheni, atëherë mos hezitoni dhe dërgoni aplikacionin tuaj përmes butonit më poshtë! Ju duhet të keni aftësitë bazë që lidhen me këto tri fusha përkatëse dhe veçmas të keni aftësi të mira e mbi të gjitha të shquheni për pasionin që kërkojnë ato, në anën tjetër ju presin edhe shumë trajnime që ofron platforma Marriott Global System, e brendit Marriott.
JU PRET NJË AMBIENT PUNE POZITIV, KUPTONI BENEFITET
Courtyard by Marriott – një brend që ka vulosur suksesin kudo ofron për punonjësit e rinj kushte tërheqëse dhe ofron një mjedis pune të frytshëm dhe te motivuar.
Pagë konkurruese: Për secilën pozitë, ofrohet një pagë tërheqëse dhe konkurruese në treg për mbajtjen e talenteve të kualifikuar.
Benefite: 5 ditë punë, 8 orë në ditë shujtën ditore, sigurimin shëndetësor, pushime të paguara dhe përfitime të tjera të punës, kontrata sipas ligjit të punës
Po ashtu ju pret ambient i punës miqësor me staf të motivuar dhe përkushtuar, duke promovuar bashkëpunimin dhe inovacionin.
Në kompaninë Courtyard by Marriott Prishtina vlerësohet kontributi i secilit dhe në këtë kompani ju do të keni mbështetjen për aftësitë që sillni. Ju inkurajoheni të punoni me pasion, përkushtim dhe inovacion. Në këtë ambient të punës, mund të ndjeheni të lirë të shprehni ide dhe opinionet tuaja, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve dhe në përmirësimin e proceseve
Ju inkurajoheni të jeni të hapur për të mësuar, të zhvilluar dhe të rritur në karrierën tuaj. Andaj, nëse keni aftësi, përvojë të dëshmuar në fushën e gastronomisë dhe mikpritjes bëjeni hapin e duhur dhe bashkojuni ekipit prej rreth 100 personave në Courtyard by Marriott. Kështu avanconi karrierën tuaj dhe bëheni histori e suksesit të hapësirës më atraktive në kryeqytetet që synon të bëhet destinacion promovues edhe në skenën ndërkombëtare.