1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri shpall konkurs  :

Pozita:
Menaxherë  të Shitjes(Prishtinë) 2x

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientë ekzistues
  • Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinj në treg
  • Vizita të rregullta te klientët në terren
  • Prezantimi profesional i produkteve të kompanisë
  • Negocimi i kushteve të shitjes dhe mbyllja e marrëveshjeve
  • Arritja e objektivave mujore të shitjes
  • Raportim i rregullt mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjes

Kualifikimet e kërkuara

  • Përvojë pune në shitje
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip
  • Njohuri bazike të produkteve teknologjike
  • Patent shoferi – Kategoria B (e domosdoshme)
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit (MS Office)
  • Njohuri te gjuhes Angleze

Pozita:
Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor) 3x

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizon dhe monitoron ekipin e shitjes ne territorin e caktuar;
  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të ekipit;
  • Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes dhe të inkasimit;
  • Raporton dhe njofton menaxherin lidhur me punën e ekipit të shitjes si dhe të gjitha veprimet e planifikuara dhe të kryera për territorin e caktuar.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të kenë njohuri te gjuhes angleze(përparësi)
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë njohuri kompjuterike
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Pozita :
Merchandiser ne regjionin 2x (Ferizaj dhe Prishtine)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zgjerimi dhe mirëmbajtja e pozicionit dhe ekspozimit të produkteve në pikat e shitjes;
  • Sigurimi i informacionit për gjendjen e stokut dhe analizimi i dukshmërisë së produkteve
  • Vendosja efektive e materialeve promovuese (POSM) dhe negociimi për pozicione ekskluzive;
  • Monitorimi i çmimeve, freskisë së produkteve dhe aplikimi i metodës “First In, First Out (FIFO)”;
  • Mbajtja dhe respektimi i standardeve të temperaturës dhe kodimit të produkteve.

Kualifikimet:

  • Shkolla e mesme e përfunduar (diploma universitare është përparësi);
  • 1-2 vite përvojë relevante në shitje ose merchandising;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Pavarësi në punë dhe gatishmëri për të punuar në ekip;
  • Patentë shoferi, kategoria B.

Pozita:
Shitës Ambullantiv ne departamentin BabyFood(Barnatore) ne tërë regjionin e Kosovës (Vushtrri) 2x

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vizita te blerësi ne teren ne bazë te planit te përcaktuar nga kompania dhe identifikimi i nevojave;
  • Përgjegjës per marrje te porosive dhe shitje te produkteve ,prezentimi I artikujve te rinj
  • Prezantimi i gjendjes klientit;
  • Printimi i faturës;
  • Identifikimi i kënaqshmërisë së klientëve me produktin/shërbimin e ofruar;
  • Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës;
  • Sigurimi i kushteve dhe mjedisit të përshatshme të automjetit transportues;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë njohuri kompjuterike
  • Përvoja e punes ne kategorin e cekur përparësi

 Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi avancimi dhe zhvillimi profesional
  • Trajnime të vazhdueshme mbi produktet
  • Mbështetje logjistike për punë në terren

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet te kenë pervojë pune dhe ata të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: hr@union-ks.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi mbetet i hapur deri më 19/10/2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet