1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PRAKTIKË  

Pozita                                 Praktikant/e
Vendi i punës                    Njësia e Qendrës së Thirrjeve
Lokacioni:                          Zyra Qëndrore - Prishtinë
Data e Hapjes                   06.07.2026
Data e Mbylljes                 12.07.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të përgjigjet ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose
    Webfaqes.
  • Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve,
    zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.)
  • Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS.
  • Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar.
  • Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik.
  • Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve .
  • Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme.
  • Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara.
  • Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit.

Kualifikimet:

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email.
  • Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.
  • Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e
    kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
  • Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të
    punës.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/
Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen përmes telefonit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet