KONKURS PUNE
Autoservis Gani B. Krasniqi B.I.-D.P.Z. “Suzuki”, me seli në Fushë Kosovë, Miradi e Ulët, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës për kandidatët entuziastë dhe të kualifikuar për pozitën:
AUTOMEKANIK – 3 POZITA
Kualifikimi dhe kriteret e nevojshme:
- Përvojë pune si automekanik së paku 2 vite;
- Njohuri të mira në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve;
- Përgjegjshmëri dhe përkushtim në punë;
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në grup.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Mirëmbajtja, riparimi dhe ndërrimi i pjesëve mekanike të automjeteve;
- Montimi dhe çmontimi i pjesëve të automjeteve;
- Kryerja e servisimеve dhe kontrolleve të automjeteve;
- Identifikimi dhe diagnostikimi i defekteve mekanike;
- Bashkëpunimi me ekipin dhe përmbushja e detyrave të punës me përgjegjësi.
Kompania jonë ofron:
- Kontratë të rregullt pune;
- Pagë konkurruese;
- Pagesë përmes bankës;
- Shujtë ushqimore të mbuluar nga kompania;
- Siguri dhe kushte të mira pune;
- Atmosferë të këndshme dhe profesionale në punë;
- Mundësi zhvillimi dhe përparimi në karrierë;
- Mundësi për trajnime dhe edukim të vazhdueshëm.
Orari i punës:
- E hënë – E premte: 09:00 – 18:00
- E shtunë: 09:00 – 14:00
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë mund të aplikojnë duke na kontaktuar në:
Tel: +383 45 388 484
Email: suzuki_gk@hotmail.com
Inkurajojmë të gjithë kandidatët e interesuar dhe të motivuar që të aplikojnë në konkurs.
Me respekt,
Autoservis Gani B. Krasniqi B.I.-D.P.Z. “Suzuki”
