Programi BPB Junior / Banka Për Biznes

Programi BPB Junior / Banka Për Biznes

	 	 

Nga: Anita Kosumi Ajeti, Udhëheqëse e Burimeve Njerëzore

Banka për Biznes

Nisur nga fakti, se të rinjtë tanë hasin në vështirësi të mëdha në gjetjen e një vendi pune dhe gjetjen e mundësive të mira për të nisur karrierën e tyre, qëllimi jonë është që përmes një programi si BPB Junior të identifikojmë të rinjtë me potencial dhe t’i këshillojmë në rrugën e tyre të karrierës. Përkushtimi jonë ndaj Programit, duke iu treguar kandidatëve rëndësinë e zhvillimit në karrierë dhe mundësitë që ofron Banka jonë, ju ndihmojnë që nga ky program të dalin shumë të përgatitur dhe të gatshëm për të nisur karrierën kudo që synojnë.

Punësimi dhe zhvillimi i të rinjëve janë sfida të vazhdueshme në vendin tonë, e në veçanti në sektorin bankar. Bashkëpunimi i bankave me universitetet dhe identifikimi i nevojave të zhvillimit në sektorin bankar, janë faktor shumë të rëndësishëm për t’iu ndihmuar të rinjëve të fillojnë karrierën e tyre në këtë sektor. Në këtë drejtim, ne kemi kontribuar në identifikimin e studentëve, trajnimin dhe punësimin e tyre në profilet për të cilat është vlerësuar se kanë potencial. Gjatë procesit të integrimit të të rinjëve, rëndësi e veçantë iu është kushtuar trajnimit të tyre rreth etikës së punës në bankë dhe inkurajimin për sjelljen e ideve inovative për ndryshime, për të vazhduar pastaj me trajnimet specifike të fushave të ndryshme të industrisë bankare. Ndër të tjera, përmes Programit BPB Junior, ne kemi zhvilluar një program të mirëfilltë të përgjegjësisë shoqërore korporative me fokus në studentët dhe zhvillimin e tyre, duke fuqizuar bashkëpunimin profesional me universitetet e vendit.

Ne përmes Programit BPB Junior mbetemi të përkushtuar ndaj përgatitjes së të rinjve për tregun e punës si dhe kandidatëve ju ofrojmë mundësi që të trajnohen nga stafi jonë profesional me përvojë shumëvjeçare në sistemin bankar dhe në këtë mënyrë ju ndihmojmë që të zhvillohen për t’u bërë bankierë të suksesshëm në të ardhmen.

BPB 2

Duke qenë se qëllimi kryesor i Programit BPB Junior është përgatitja e të rinjëve për sektorin bankar dhe angazhimi i tyre në pozita të ndryshme brenda Bankës, kurikula e këtij programi është e fokusuar në dhënien e njohurive për sistemin financiar por edhe në avancim të shkathtësive të buta e në veçanti komunikimit dhe prezantimit profesional. Si pjesë shumë e rëndësishme e kurikulës së Programit BPB Junior, kandidatët vizitojnë edhe kompanitë më të suksesshme në vend për të marrë njohuritë mbi praktikat më të mira të funksionimit të tyre, njohuri këto të cilat ju shërbejnë në karrierën e tyre. Duhet theksuar se rëndësi të veçantë në këtë program i japim vizitës në Bankën Qendrore të Kosovës, me ç’rast kandidatët marrin njohuri rreth rolit dhe përgjegjësive të Bankës Qendrore në rregullimin e sistemit financiar në Kosovë.

BPB 3

Storie suksesi nga të diplomuarit

Tashmë disa nga të diplomuarit e Programit BPB Junior, janë pjesë e rëndësishme e ekipës së Bankës tonë në pozita dhe departamente shumë të rëndësishme. Të njëjtit janë pjesë e projekteve të ndryshme lidhur me trendet e reja të digjitalizimit të shërbimeve bankare.

Perspektivë nga Argjenta Islami, Kanditate e Gjeneratës së Parë të BPB Junior.

BPB 4

“Zhvillimi profesional praktik krahas atij teorik për mua gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet synim esencial dhe parësor. Avancimi i tillë profesional mendoj se është arritur gjithmonë kur ligjërimi nga profesionistet e fushës se Banking-ut dhe mundësia për të prekur e analizuar tregun e vërtet te industrisë  ishin të pranishëm në programin e pasur të BPB Junior. Program ky i cili jo vetëm i mundëson një studenti të përfiton njohuri të rangut akademik  por edhe i siguron  një trajtim jo-paragjykues kur ai paraqet mendimin, qëndrimin dhe preferencat lidhur me tematikat e caktuara. Shtjellimi i  segmenteve të ndryshme  bankare, transmetimi i energjisë se jashtëzakonshme punuese dhe aftësimi  i komunikimit nder njerëzorë mendoj se janë vetëm disa nga pikat që e kompletojnë në mënyrë të përkryer dinamizmin e BPB Junior. Jetësimi i këtij programi për mua nuk mund te them se mbetet vetëm si eksperiencë, ajo gjithmonë më harton modelin se cilat hapa duhet ndjekur për tu ndjerë “i suksesshëm”. Rrjedhimisht  misioni i këtij programi asnjëherë nuk ka përfunduar me certifikimin e kandidatëve por ai po vazhdon edhe sot pas punësimit  me investimin e vazhdueshëm të Bankës krahas nesh në aftësimin tonë  profesional si bankier te ri. Prandaj  investimi  konstant i bankës ndaj zhvillimi tonë, me jep gjithmonë ndjenjën se ky program ishte fillimi më i mirë i mundshëm për karrierën time”.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC