KËRKESË PËR PUNËTORË
Smash Burger Co
Smash Burger Co, një koncept i ri dhe inovativ në fushën e fast food-it, i njohur për cilësinë e ushqimit dhe shërbimin profesional, është në proces të zgjerimit të aktivitetit të saj dhe së shpejti do të hapë pikën e re në lokacionin Hajdar Dushi, Prishtinë.
Për këtë arsye, jemi në kërkim të stafit të kuzhinës për angazhim në lokacionin e ri.
Pozita:
Lokacioni i punës: Hajdar Dushi, Prishtinë (pikë e re e Smash Burger Co)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe gatimi i smash burger-ave sipas standardeve të kompanisë
- Ndihmë në përgatitjen e produkteve dhe organizimin e stacionit të punës
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në kuzhinë
- Zbatimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore
- Punë efikase gjatë orëve me ngarkesë të lartë
Kërkesat:
- Eksperiencë pune në kuzhinë (eksperienca me smash burger është përparësi)
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe me ritëm të shpejtë
- Frymë bashkëpunimi dhe qëndrim pozitiv
- Përgjegjshmëri dhe komunikim i mirë
- Gatishmëri për të mësuar dhe ndjekur udhëzimet
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkuruese dhe kushte të mira pune
- Ambient pune profesional dhe mbështetës
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
- Vaktet e stafit dhe përfitime të tjera
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në emailin:
smashburger.coo@gmail.com
Bashkohuni me Smash Burger dhe bëhuni pjesë e një ekipi që e do ushqimin dhe klientët!
Vini për burgerat, qëndroni për ekipin!