APPK - organizata që kontribuon në Përkrahjen e punësimit (Riintegrimit Ekonomik) dhe zhvillimin ekonomik të komunitetit

APPK - organizata që kontribuon në Përkrahjen e punësimit (Riintegrimit Ekonomik) dhe zhvillimin ekonomik të komunitetit

	 	 

Fushëveprimi

Riintegrimi socio-ekonomik i grupeve të ndryshme synuese në shoqëri përmes këshillimit, orientimit profesional, trajnimeve të të gjitha formave, certifikimit, ndërmjetësimit në punësim dhe vetëpunësimit.

Profili i APPK-së

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë-APPK është OJQ, e themeluar në vitin 2001 pranë Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe është aktive në fushën e riintegrimit socio-ekonomik, trajnimeve profesionale, certifikimeve,  ndërmjetësimit në punësim dhe aktiviteteve të vetëpunësimit.

APPK është lider në fushën e riintegrimit socio-ekonomik përmes ngritjes së kapaciteteve të grupeve të ndryshme synuese, duke siguruar qëndrueshmërinë e tyre socio-ekonomike, me qëllim të ndikimit edhe në zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e përgjithshëm të komunitetit.

Appk 2

APPK është organizatë dominuese e përkrahjes se punësimit në Kosovë, përgjatë 19 viteve ka implementuar mbi 110 projekte të ndryshme të financuara kryesisht nga donator dhe porositës ndërkombëtar si BE, UNDP, IOM, Institucione qeveritare dhe jo-qeveritare të shtetit Gjerman, si dhe donator të tjerë. Përmes këtyre projekteve, më shumë se 40,000 qytetarë kosovarë kanë përfituar mbështetje të formave të ndryshme në aspektin e përkrahjes së integrimit socio-ekonomik.

APPK është partner i disa institucioneve ndërkombëtare, si: Pearson në Angli, Diakonie, CEB, Akademie Frankenwarte, Micado Migration, BAMF, të gjitha këto institucione nga Gjermania, EVBB në Belgjikë, si dhe institucione regjionale, si: Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Shqipëri, Agjensioni i Punësimit në Mal të Zi, OJQ nga Maqedonia Veriore, etj., për një numër shërbimesh në fushën e Edukimit, Certifikimit, Trajnimeve dhe ndërmjetësimit në shkollim, aftësim dhe punësim.

Appk 1

APPK gjithashtu kontribuon në politikat kombëtare në fushën e migrimit, edukimit, punësimit dhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme me qëllim krijimin e mundësive të punësimit dhe avancimit në karrierë me qëllim që njerëzit të përparojnë në jetën e tyre.

APPK ka të ndërtuar partneritete të rëndësishme edhe në shoqërinë Kosovare (Institucione publike dhe jo publike) si: Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Agjensionin e Punësimit të Republikës se Kosovës, pastaj është anëtare e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve në Kosovë (AAAPARr), etj.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC