TELEPERFORMANCA NË PRISHTINË HAP DYERT E PUNËS PËR GJERMANO-FOLËSIT

TELEPERFORMANCA NË PRISHTINË HAP DYERT E PUNËS PËR GJERMANO-FOLËSIT

	 	 

Kompania më e madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve “Teleperformance”, po i hap dyert e punësimit në Prishtinë!

Këtë të mërkurë dhe të enjte - më datat 25 dhe 26 shtator, Teleperformance organizon “Ditët e Dyerve të Hapura”, me qëllim që të ofrojë shumë mundësi punësimi për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.

Teleperformance 1

Çka nënkupton Dita e Dyerve të Hapura?

Dita e Dyerve të Hapura është një ngjarje e cila mbledh të gjithë punë-kërkuesit gjermano-folës. Të gjithë ata persona të cilët njohin gjuhën gjermane, në këto ditë mund të paraqitën vetë tek objekti i Teleperformancës në Prishtinë, pa pasur nevojë të aplikojnë paraprakisht për pozitat e punës.

Në ditët e dyerve të hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë personat pa dallim gjinie, race, nacionaliteti, të cilët mendojnë se e njohin mjaftueshëm gjuhën gjermane mund të paraqiten te paneli i rekturimit në objektin e Teleperformances.

Duhet theksuar se në ditët e dyerve të hapura, Teleperformanca mirëpret edhe studentët gjermano-folës të cilët mund të nisin punën me një orar fleksibil si dhe të vazhdojnë studimet në të njejtën kohë. Studentët, në rast përzgjedhjeje për të filluar punë në Teleperformance, pranojnë edhe një tablet si dhuratë.

Dita e Dyerve te Hapura

Cilat janë përfitimet e punës në Telepeformance?

Teleperformance në Prishtinë ofron mundësi punësimi me standarde gjermane. Ditët e Dyerve të Hapura janë një rast i mirë për të gjithë ata që synojnë karrierë në fushën e shërbimit me klientë. Puna në Teleperformance përcillet me:

  • Pagë të lartë fikse dhe bonuse të larta të produktivitetit.
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve.
  • Mundësi të ngritjes në pozita menaxhuese.
  • Atmosferë ideale të punës në objektin më modern në qendër të Prishtinës.

Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për më shumë se 40 vite, kjo kompani vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe për momentin është e pranishme në 80 vende të botës duke punësuar mbi 300 mijë punëtorë.

Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe aktualisht ka mbi 450 të punësuar.

Kjo ngjarje ka rezultuar e sukseshme për vite me radhë. Vlen të theksohet se në Ditët e Dyerve të Hapura të vitit 2018, Teleperformance punësoi më shumë se 110 gjermano-folës. Shumica e tyre vazhdojnë të jenë pjesë e kompanisë.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
x
Teleperformance - kompania e preferuar për gjermano-folësit në Kosovë
Lexo këtë artikull »