KosovaJob
Të gjithë artikujt
1 Gusht 2019 · 2 min lexim

Puna në kompaninë Sonnecto dhe avantazhet e saj

Sonnecto është kompania e radhës me të cilën KosovaJob ka zhvilluar një takim, ku është diskutuar për shërbimet që kompania ofron në fusha te ndryshme, si dhe mundësitë që ofron për punonjësit e tyre.

Puna në kompaninë Sonnecto dhe avantazhet e saj
				 	 

Kjo kompani operon në Londër, Nju Jork dhe tani me lokacion të ri në Prishtinë nga viti 2018.

Kompania ofron shërbime në: Help desk, Inbound/Outbound, Bookkeeping, Programim, Tech support dhe shërbime të tjera. Këto shërbimet ofrohen kryesisht për tregun e jashtëm anglofon, ku përfshihen kompani të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli, Kanadë etj.

Deri më tani në Sonnecto janë të punësuar 25 punëtorë, për të cilët ofrohen mundësi dhe benefite të shumta duke filluar nga:

  • Avancimi i njohurive të ndryshme rreth pozitave përkatëse
  • Ngritjet në pozita
  • Bonuse në bazë të performancës së tyre dhe shumë mundësi të tjera.

Në Sonnecto orari i punës fillon pasdite, duke pasur parasysh diferencën kohore Kosovë. Në raste specifike Sonnecto i mundëson stafit, që punën e tyre ta kryejnë nga shtëpia me një orar poashtu mjaft fleksibil.

Për stafin, ofrohen trajnime të brendshme deri në 2 javë, ku pritet që në të ardhmen të ofrohen edhe trajnime jashtë kompanisë, në mënyrë që stafi të avancohet akoma më shumë.

KosovaJob nëpërmjet shërbimeve të saj do të vazhdojë të përkrahë Sonnecto-n në rrugëtimin e zgjerimit të stafit cilësor.
Për më shumë informata rreth Sonnecto-s vizitoni Ueb faqen www.sonnecto.com

SHPALLJE PUNE

Head of Enterprise Planning Department (on-site Libya)
Jashtë Vendit24 ditë
Mirëmbajtëse e Dhomave - Nikoqire (Austri)
Jashtë Vendit17 ditë
Agjent/e për Rekrutim Aktiv (Prizren, Prishtinë)
Prishtinë11 ditë
Agjent i Shitjes (Terreni Prishtinë), Agjent i Shitjes për Gastronomi (Regjioni Pejë dhe Gjakovë)
Disa lokacione25 ditë
Recruiter
Prishtinë20 ditë
Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në shkolla
Prizren26 ditë