KosovaJob
Të gjithë artikujt
23 Korrik 2019 · 1 min lexim

Mundësitë që kompania “Beta Group” ofron për stafin e saj

Beta Group është kompani e themeluar në Prishtinë në vitin 1993 dhe furnizon tregun vendor dhe rajonal me artikuj ushqimorë.

Mundësitë që kompania “Beta Group” ofron për stafin e saj
				 	 

Kjo kompani ofron mundësi nga më të ndryshmet për stafin e vet, duke filluar nga avancimi në pozitë e deri tek mundësitë në pagë.

Risi e kësaj kompanie është ndërtimi i lagjës me 44 shtëpi ekskluzive në Çagllavicë, ndërtim ky i cili pritet të fillojë në Shtator të këtij viti.

Orari i punës për stafin në prodhim, depo dhe shitje nisë nga ora 07.00 deri në orën 15.00, dita e shtunë është me gjysmë orari nga 07.00 deri në orën 12.00 ndërsa dita e diele pushim. Sa i përket stafit në administratë dhe menaxhment, orari nisë nga ora 08.00 deri në orën 16.00,  dy të shtune në muaj punohet me gjysmë orari ndërkaq dy të tjera janë pushim.

Kjo kompani, për punonjësit e vet ofron transport nga qyteti deri tek lokacioni i kompanisë, që ndodhet në qytetin e Lipjanit.

Produktet e kësaj kompanie janë:

  • Pasuli
  • Mielli
  • Orizi
  • Vaji luledielli
  • Sheqeri i bardhë dhe i kaftë

Ndër të tjera, kompania Beta Group është distributor i autorizuar i çokolatës zvicërane “Lindt”.

KONKURSE PËR PUNE

Promotere
E re
Prishtinë15 ditë
Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
Fushë Kosovë12 ditë
Arkatare, Ndihmës/e Kuzhinier/e (Albi Mall)
Prishtinë7 ditë
Agjente e Shitjes
Disa lokacione3 ditë
Kamarier/e (Pejton)
PrishtinëSkadon: SOT
Marketing Specialist
Prishtinë12 ditë