Mundësitë e punësimit dhe risitë që ofron Korporata Rugove

Mundësitë e punësimit dhe risitë që ofron Korporata Rugove

	 	 

Ekipi i KosovaJob ka filluar një seri të takimeve me klientët e saj, në mënyrë qe t’i diskutojë nga afër mundësitë dhe sfidat në punësim. Këto takime do të na mundësojnë qe t’i zhvillojmë dhe fuqizojmë tutje shërbimet tona.

Takimi i parë i realizuar është me përfaqësuesin e Korporatës Rugove, Gent Bakija, takim në të cilin diskutuam për mundësitë dhe zhvillimet e reja në këtë kompani.

Korporata Rugove është themeluar në pjesën e dytë të vitit 2006. Si kompani ka filluar punën me ujë në shishe të plastikës 0.5L dhe 1.5L. Pastaj ka rritur portfolion e produkteve me ujin në shishe xhami dhe po ashtu ka një seleksion të djathërave në tregun e Kosovës.

Sa i përket punësimit të stafit, Korporata Rugove ka marrëveshje me Komunën e Obiliqit për të pranuar punëtorë nga kjo komunë dhe rrethinë. Gjithashtu këso lloj marrëveshjeje kanë edhe me Komunën e Pejës me rrethinë.

Risi e kompanisë këtë vit është hapja e dyqanit “Shije Rugove 2“ te stacioni i policisë 91, në Prishtinë.

Në këtë korporatë, punëtorët e departamentit të Shitjes kanë pagë fikse dhe bonuse çdo 3 muaj, në rast se arrihet targeti. Mundësitë e avancimit më shumë janë të paraqitura në avancime në pagë. Kurse të punësuarit nënshkruajnë kontratë me 3 muaj punë provuese.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC