1
Anchor Institute fuqizon gratë në HR me trajnim praktik falas për 8 Mars

Anchor Institute fuqizon gratë në HR me trajnim praktik falas për 8 Mars

	 	 

Për 8 Mars, Anchor Institute po organizon një trajnim praktik falas për gratë që punojnë në HR, me synim të fuqizojë zhvillimin e tyre profesional dhe ndikimin në organizata.

Arta Koka – Grubi që është ligjëruese në këtë institut bazuar në atë se roli i grave në HR është kyç në ndërtimin e kulturës dhe performancës organizative.

“8 Marsi na frymëzoi mua dhe koleget e mia, Fortesën dhe Fatimen, të ndalemi dhe të reflektojmë mbi rrugëtimin tonë si gra profesioniste – sfidat që kemi përballuar, përgjegjësitë që mbajmë dhe ndikimin që krijojmë çdo ditë në organizata,” ka treguar ajo.

Ky reflektim i çoi drejt krijimit të një hapësire ku gratë në HR mund të ndajnë përvoja, të mësojnë nga njëra-tjetra dhe të ndërtojnë besim profesional.

Pjesëmarrëset e trajnimit do të marrin mjete praktike që mund t’i aplikojnë menjëherë: si të pozicionohen si zë strategjik në organizatë, si ta kthejnë performancën në rezultate konkrete, si të ndërtojnë ekipe të angazhuara dhe si të mendojnë si lidere, jo vetëm si menaxhere.

Sipas Arta Koka- Grubit që ka një përvojë të gjatë me HR-in sot gratë në HR kanë nevojë më shumë për veprim praktik sesa vetëm teori, pasi realiteti i punës përfshin situata konkrete si menaxhimi i konflikteve, vendimmarrje të vështira dhe presion për performancë. Ky trajnim është i dizajnuar pikërisht për t’u dhënë pjesëmarrëseve aftësi konkrete për të krijuar ndikim të dukshëm.

Ajo që e dallon këtë trajnim nga të tjerët është qasja e tij praktike dhe interaktive. Ky nuk është vetëm transferim informacioni, por një hapësirë për diskutim të sinqertë, reflektim dhe ndarje përvojash reale mbi HR-in modern – çfarë funksionon sot, çfarë po ndryshon dhe si të jeni një hap përpara.

“Rrugëtimi ynë profesional forcohet kur ndajmë idetë, përvojat, sfidat dhe sukseset – sepse rritja është më e fuqishme kur e ndërtojmë së bashku,” ka thënë ajo.

Anchor Institute u ndërtua mbi një strukturë të qartë dhe progresive, nga themeli i fushës drejt specializimit dhe aplikimit strategjik në praktikë. Çdo akademi është e dizajnuar me drejtim të qartë, për ata që nuk kërkojnë vetëm njohuri, por zhvillim profesional të qëndrueshëm.

Aplikimet mund t’i dërgoni në: instituteanchor@gmail.com 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet