Inteligjenca artificiale mund të jetë një ndryshim rrënjësor për rekrutuesit, pasi kompanitë vazhdojnë të përmbyten me aplikime për punë.
KosovaJob tashmë po e ofron një mundësi të artë për të gjithë kërkuesit dhe punëdhënësit. Është ky aplikacioni i KosovaJob që ta lehtëson gjithë procesin, të cilin mund ta shkarkoni këtu në Google Play apo App Store dhe ta hapni në çdo moment në telefonin tuaj.
Sipas Janine Chamberlin, menaxhere e LinkedIn për Mbretërinë e Bashkuar, i tha CNBC Make It në një intervistë se IA do të jetë një "pjesë kritike e mënyrës se si bëhet punësimi në vitin 2026", pasi përshpejton proceset.
"Viti i kaluar ishte viti i eksperimentimit dhe kompanive dhe profesionistëve që ndërmorën hapat e tyre të parë. Viti 2026 është viti i përdorimit më të gjerë të mjeteve të IA-së, veçanërisht në punësim", tha ajo.
IA mund t'i ndihmojë rekrutuesit të përshpejtojnë detyrat manuale, të tilla si shqyrtimi i vëllimeve shumë të larta të aplikimeve dhe shqyrtimi i CV-ve dhe letrave motivuese për të gjetur aftësitë e duhura për një punë.
“Kemi dëgjuar nga 60% e rekrutuesve se IA po i ndihmon ata të gjejnë atë që ata do ta quanin një talent ‘xhevahir i fshehur’ - pra njerëz që ata, në kërkimin e tyre manual, do t’i kishin anashkaluar, por në të vërtetë IA po e nxjerr në pah atë si një kandidat që është një përputhje e mirë për një punë specifike, sepse mund të shikojë shumë konkretisht ato aftësi kaq të rëndësishme për ta bërë atë mirë”, tha Chamberlin.
Për ta bërë përputhjen dhe aplikimin sa më të lehtë me AI, aplikacioni i KosovaJob i lansuar në 2025 ndihmon në krijimin e CV në hapa të thjesht, të bësh follow kompanitë që të interesojnë dhe të marresh njoftime për shpalljet që të interesojnë, t'i ruash ato dhe të aplikosh vetëm me një klikim! Shkarkoje që të jesh më afër punëdhënësit tënd!