Mundësitë e punësimit janë të hapura si për Courtyard by Marriott Prishtina City, ashtu edhe për Four Points by Sheraton Prishtina City, duke i dhënë kandidatëve më shumë zgjedhje dhe hapësira për zhvillim profesional.
Pse ti duhet të jesh prezent?
• Intervista të drejtpërdrejta për pozita të ndryshme në hoteleri.
• Këshilla karriere nga menaxherë dhe profesionistë të fushës.
• Mundësi për rrjetëzim, njohje që mund ta ndryshojnë rrugëtimin tënd profesional.Çfarë të sjellësh?
• CV e përditësuar (në letër dhe/ose në format digjital).
• Energji pozitive, kureshtje dhe dëshirë për të mësuar.
• Veshje e kujdesshme (smart casual) — profesionale.Këshilla të shkurtra parapërgatitore:
- Paraqitu herët, vendet e lira për pranimin e intervistave mbushen shpejt.
- Përgatit një prezantim të shkurtër për veten (30–45 sekonda: çfarë di, çfarë kërkon).
- Fillo bisedën me vetëbesim
- Rrjetëzimi të hap dyer që ti nuk i pret.
Mesazhi nga ekipi që ju pret në intervistë
Në Courtyard by Marriott Prishtina vlerësojmë njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të mësuar. Nëse ke pasion për mikpritjen, ky është vendi i duhur për të filluar ose për të avancuar karrierën tënde. Ejani, njihuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e historisë sonë të suksesit.
Adresa e lokacionit: Ukshin Hoti Street, Prishtina 10000
Për të shprehur interesimin tuaj kontaktoni Selim Luman në:
Email: selim.luma@fourpointsprishtina.com
Tel: +383 49 764 036