A i keni ndarë gjithmonë pasditet dhe mbrëmjet e juaja në Tiranë për të shijuar pastat më unike në atmosferën e Bllokut ikonik, të servuara me kujdes e delikatesë? Tash këtë përvojë vibrante të pasditeve tuaja me kujdes mund ta përjetoni së shpejti në Prishtinë.
Një brend i njohur i veshur me autenticitetin për mysafirët e vetë është risia që vjen në kryeqytetin e Kosovës dhe ku? Mu në zemër të Prishtinës – aty pauza, dreka dhe darka jote mund të marr tjetër shije! Ju nuk ushqeheni vetëm me pasta të përgatitura homemade me një meny të pasur shijesh, po merrni me vete edhe përvojën e ngrohtë të shërbimit dhe vendit që ju jep emocion. A jeni gati për të hyrë në këtë përvojë sepse Pastaria është gati për t’i hapur dyert për të gjithë!
Pastaria nuk është vetëm për ushqimin – është për përvojën me dashuri e pasion
E themeluar në vitin 2017, Pastaria filloi udhëtimin e saj me hapjen e restorantit të parë në zonën ikonike të Bllokut në Tiranë, Shqipëri. Pastaria sfidoi rutinën dhe solli një koncept të ri: pasta të freskëta të bëra çdo ditë në vend, mbi 80 salca që tregojnë histori dhe porcione që të mbushin shpirtin – jo vetëm barkun. Me çmime të përballueshme dhe një prekje të përditshme pasioni, ajo u bë shpejt një destinacion i dashur për mijëra njerëz.
Sot, brendi është shtrirë me krenari në 8 lokacione në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, dhe plot vlerësime e sugjerime të mira që u krijuan nga përvoja. Në Pastaria besojnë se ushqimi është më shumë sesa thjesht një vakt - është një përvojë e mbushur me emocion, dashuri dhe pasion. Kjo filozofi udhëheq angazhimin e stafit për të shërbyer pastat më të mira në çdo vendndodhje, çdo herë.
Në lëvizje dhe në pauzë – Pastaria është me ty!
Pasta plot shije e çmime të arsyeshme janë garancia e vendit tuaj të ri për tu ushqyer. Misioni i tyre është t'i ofrojmë çdo mysafiri një gamë të gjerë salcash për të zgjedhur, të shërbyera shpejt pa bërë kompromis me shijen. “Pavarësisht nëse jeni në lëvizje apo po shijoni një pushim të shpejtë, ne i bëjmë pastat e shkëlqyera të arritshme, të përballueshme dhe gjithmonë të kënaqshme”, shkruan Pastaria.
Vizioni
“Të bëhemi destinacioni i preferuar për dashamirësit e pastave që kërkojnë një përzierje perfekte të shpejtësisë, cilësisë dhe shijes. Vizioni ynë është të sjellim gëzimin e pastave autentike, të përgatitura me porosi, në çdo cep të komunitetit, duke e bërë më të lehtë se kurrë shijimin e një vakti të shijshëm dhe të kënaqshëm në lëvizje”, shkruajnë tutje ata.
Ky është vizioni i Pastarisë – e nëse vizioni yt është t’i japësh vetes çdo ditë një përvojë të re, plot shije e ngrohtësi – atëherë vendi yt i preferuar po hapet për të të thënë ‘Mirë se vini’ çdo ditë!