Por, fillimisht duam të ju tregojmë se çfarë e bën këtë kompani kaq të veçantë.
Slice është një vend që e ofron ushqimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të një picerie lokale me teknologjinë, marketingun dhe strategjinë e një kompanie globale. E gjitha nisi kur themeluesi i saj, Ilir Sela e gërshetoi merakun e trashëguar për pica me njohuritë dhe pasionin e tij për teknologjinë.
Që nga themelimi në vitin 2010, Slice ka partneritet me mbi 20 mijë piceri në 50 vende SHBA. Slice është një platformë teknologjike që synon të mbizotërojë hapësirën digjitale me brendet më të madhe dhe duke lidhur konsumatorët me piceritë e lagjeve.
“Nga festat e mëdha deri te darkat komode, momentet e jetës ndodhin rreth picës. Por piceri si ajo me të cilën familja ime ka funksionuar që nga vitet 1970 po përballen me një betejë gjithnjë e më të vështirë. Themelova Slice për t'u dhënë sipërmarrësve një sistem të plotë, vetëm për pica që ndihmon t'i mbajë bizneset e tyre në zemrat e lagjeve tona”, ka theksuar themeluesi i saj, Ilir Sela.
Slice, si kompani ashtu si pica synon t’i bashkojë njerëzit dhe t’i bëj të ndihen të kënaqur. Këtë kënaqësi synon ta arrijë të ata që shërbejnë dhe atyre që u shërbehet. Pra, brenda kompanisë e bëjnë të njëjtën duke ofruare një mjedis me mundësi të barabarta. Aty e nuk ka asnjë shkallë të diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit ose shprehjes gjinore, fesë, aftësisë së kufizuar, origjinës kombëtare, statusit të veteranit të mbrojtur, moshës ose ndonjë statusi tjetër.
Slice po vjen në Kosovë me gjithë këtë bagazh të sukesit.
Dhe ju mund të bëheni pjesë e kësaj historie:
Senior Customer Success Representative Onboarding & Resolution
