A ju pëlqen moda, jeni person kreativ dhe doni të punoni në një kompani ndërkombëtare që beson në zhvillimin e punonjësve dhe në individualitetin e klientëve. LPP i përfshin të gjitha dhe shumë më tepër.
Së shpejti do të hap dyert edhe në Kosovë dhe ju mund të bëheni pjesë e një historie të re suksesi në këtë industri. Të kuptojmë fillimisht për historikun dhe misionin e kësaj kompanie!
LPP është një kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.
Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme. Koleksionet e tyre janë të paraqitura në mbi 2,200 sallone shitjeje në gati 40 vende, dhe së shpejti do të hapim edhe sallonet e para të shitjes në Kosovë.
Forca më e madhe lëvizëse e kompanisë janë punonjësit, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!
Forca më e madhe lëvizëse e kompanisë janë punonjësit që janë mbi 30,000 njerëz ambiciozë, të cilët punojnë në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Si një kompani që mbulon pjesë të ndryshme të botës, ata fokusohen në ndërtimin e një mjedisi pune kreativ dhe pozitiv që respekton ndryshimet brenda ekipeve. “Vlerat tona janë udhërrëfyesi ynë dhe theksimi i individualitetit dhe përkushtimi ndaj asaj që bëjmë, na bën unikë”, theksohet në faqen zyrtare të kësaj kompanie. www.lpp.com
Po mendoni për punën tuaj të ëndrrave?
Shumë shpejt do të hapim dyqanet e para të SINSAY
Sinsay është brendi për të gjithë familjen si dhe brendi me i ri i familjes LPP, i cili është hapur në vitin 2013 dhe deri më tani ka mbi 900 dyqane. Në Kosovë do të vijë si brend për femra, meshkuj, fëmijë, make-up, oriendi shtëpiake.
Në Sinsay, ne besojmë fuqishëm në ndershmëri dhe optimizëm. Ne nuk kërkojmë thjesht punonjës, por njerëz të gatshëm të bëhen pjesë e një ekipi ku mund të shprehen lirshëm. Njerëz që kërkojnë një vend ku mund të punojnë me miq, dhe që dëshirojnë marrëdhënie të bazuara në besim, kulturë të dhënies së feedback-ut dhe kalimin e kohës së bashku.
Andaj, qëndroni te gatshëm sepse shumë shpejt do fillojmë kërkimin për ju!