MN Tulltorja sh.p.k po vazhdon traditën dhe të përcjelle zhvillimet në fushën e prodhimit duke siguruar një standard sa më të lart. Në bazë të zhvillimit të kapaciteteve të tyre prodhuese janë në prag të lansimit edhe të një reparti apo linjë të re prodhuese dhe për këtë ka hapur nëntë vende të reja pune! Ju që keni përvojë në fushat që përkojnë me këto pozita, mos hezitoni të aplikoni sepse ju mund të zhvilloheni dhe të përfitoni nga bonuset që kjo kompani ofron!

KUPTONI SE SI U ZHVILLUA KJO KOMPANI
I.M.N "Tulltorja" Sh.p.k, është ndërmarrje me veprimtari prodhuese për prodhimin e produkteve nga argjila (dheu). Ajo është krijuar në vitin 1932 si ndërmarrje dhe është privatizuar ne muajin shkurt 2006. Kompania përbëhet nga 3 njësi prodhimi, duke filluar nga tullat e plota dhe lloje te ndryshme te bllokave. Përgjatë viteve 2008 - 2009 është ngritur linja e re e prodhimit te bllokave si dhe është modernizuar (robotizuar) linja ekzistuese. Linjat prodhuese janë rezultat i teknologjisë më të përparuara dhe sigurojnë prodhime te standardeve më të larta. I gjithë procesi i prodhimit dhe procesi teknologjik është nën kontroll automatik dhe nën vëzhgim.

SHIKONI POZITAT DHE PËRFITIMET NGA PUNA NË “IMN TULLTORJA SH.P.K”
- Paga minimale për punëtoret në këtë kompani është: 484.00€ dhe për çdo muaj mbi pagën bazë, punëtoret tanë kanë edhe bonus shtesë, që fillon nga 10% dhe arrin deri në 22%, varësisht nga arritja mujore e prodhimit.
Konkursi hapet për këto pozita:
- Inxhinier i Mekanikës.
- Inxhinier i Elektrikes.
- Mekanik në prodhim (mirëmbajtje të makinerive).
- Elektricist në prodhim (mirëmbajtje të elektrikes).
- Pultistë në ngarkim (operator në robotin e ngarkimit).
- Pultist në shkarkim (operator në robotin e shkarkimit).
- Ndihmës Pultist në shkarkim (ndihmës i operatorit në robotin e shkarkimit)
- Pjekës (mbikëqyrës i pjekjes së bllokave).
- Punëtor në prodhim (ndihmon në punët e prodhimit sipas nevojës).
Benefitet që ofron kompania:
• Të gjithë punëtorëve kompania iu siguron kushte dhe pajisje për punë, sipas standardeve evropiane.
• Për të gjithë punëtorët, kompania e siguron transportin në punë.
• Për të gjithë punëtorët, kompania ua siguron një shujtë cilësore të ushqimit nga kuzhina e brendshme.
• Gjithashtu të gjithë punëtoret në kompani kanë edhe sigurim shëndetësor.

SI TË APLIKONI?
Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë në e-mailin vijues: ensar@tulltorja.com, duke dërguar një CV, apo një e-mail dhe në të duhet t’i shënojnë të dhënat personale si:
Emrin:
Mbiemrin:
Datëlindjen:
Adresën e vendbanimit:
Pozitën për të cilen aplikon:
Numrin kontaktues:
Keni mundësi të aplikoni edhe fizikisht duke u paraqitur në zyrën e Burimeve Njerëzore, në selinë e kompanisë në Landovicë, Komuna Prizren.
Afati i konkursit zgjatë 30 ditë, nga data e publikimit të tij.
Vërejtje: Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.