1
Nga vendimet instinktive deri tek vendimet e suksesshme të bazuara në të dhëna: Evolucioni i Menaxhimit të Kapitalit Njerëzor

Nga vendimet instinktive deri tek vendimet e suksesshme të bazuara në të dhëna: Evolucioni i Menaxhimit të Kapitalit Njerëzor

	 	 

Të dhënat gjithmonë kanë qenë shtylla kurrizore e vendimeve të biznesit. Por, për habi, kur bëhet fjalë për tema të menaxhimit të njerëzve, udhëheqësit e biznesit mbështeteshin kryesisht në ndjesinë e tyre instinktive. Për vite të tëra, të dhënat dhe njerëzit janë përceptuar si anët e kundërta të një medalje - ato vinë së bashku, por ju vendosni fokusin tuaj ose në njërën anë, ose në tjetrën.

Fatmirësisht, ne tani jemi përtej kësaj dhe një numër gjithnjë e ne rritje i kompanive kuptojnë nevojën për të ndërtuar strategjitë e tyre të burimeve njerëzore mbi metrika të caktuara të burimeve njerëzore dhe hulumtime. Si duhet të planifikoni shpenzimet tuaja për pagat dhe pakon e benefiteve për vitin e ardhshëm varet thellësisht nga fakti se sa konkurrues jeni në treg në këtë moment, se si po lëviz tregu (inflacioni, investitorë të rinj, rregulloret e reja) dhe çfarë lloj qëllimesh biznesore jeni duke planifikuar të arrini.

Për të përmbushur këtë nevojë në rritje për informata të sakta dhe për të krijuar një përzierje harmonike midis treguesve sasior dhe cilësor, Manpower SEE ka bashkuar forcat me Assert International. Me këtë aleancë strategjike kemi krijuar një portofol 360 shkallë në shërbimet e konsulences së burimeve njerëzore, duke siguruar që në epokën tonë dixhitale, pulsimi i përvojës njerëzore rrjedh në vendime të drejtuar nga të dhënat.

Rastet reale të biznesit duke përdorur hulumtime në burime njerëzore për të menaxhuar sfidat e menaxhimit të njerëzve

Për të folur në raste të drejtpërdrejta biznesi - Një nga produktet më të preferuara në portofolin tonë është "Studimi I standardit të pagave". Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të sigurojë per punëdhënësit një pamje të qartë se si pagat dhe pakot e tyre të benefiteve krahasohen me ato të konkurrentëve të tyre. A i paguajnë ata punonjësit 5% më shumë, apo 20% më pak se konkurrentët e tyre? Të tilla njohuri shpesh zbulojnë shkaqet themelore të ikjes së lartë të personelit ose interesin e ulët për hapje të reja në një kompani të caktuar. Por vetëm duke ditur numrin e saktë, kompanitë mund të marrin vendime efektive dhe të menaxhojnë buxhetin dhe shpenzimet e tyre në mënyrën më të mirë.

Edhe pse pagat më të larta janë një nga gjërat që punonjësit dëshirojnë më së shumti, një nga studimet tona më të fundit mbi qëndrimet e talentëve të rinjë ndaj punëdhënësve tregon se përveç pagesave të larta, të rinjtë po ashtu kërkojnë autonomi, siguri, dhe zhvillim profesional përmes projekteve interesante dhe një mjedisi dinamik.

Prandaj, mund të keni arritur pikën e duhur me nivelet tuaja të pagave, por ende shihni norma të larta të largimit te stafit nga kompania, veçanërisht në grupmoshat e caktuara. Në keto raste, ne ju këshillojme të hulumtoni pak më thellë dhe të bëni një analizë të organizatës dhe kulturës së brendshme të kompanisë ose “Skanimi i kulturës së organizatës” dhe “Studimi i angazhimit dhe kënaqësisë ne pune”. Të dhënat nga këto studime, bazuar në metrikat e modelit të njohur Hofstede, matin efektivitetin organizativ të punonjësve, duke identifikuar në të njëjtën kohë nëse ata janë të orientuar në proces ose në qëllime, duke krahasuar një mjedis formal dhe informal në organizatë, së bashku me matjen e pikave të forta dhe të dobëta të të punësuarve dhe proceseve.

Strukturimi i një plani te veprimit në përputhje me misionin dhe qëllimet e kompanisë, bazuar në të dhënat nga këto studime, mund të ndihmojë punëdhënësit jo vetëm të jenë konkurrues, por edhe të jenë të dëshirueshëm për kandidatët.

Strategjitë e Burimeve Njerëzore të Pasuruara me Të Dhëna për të Prosperuar në Ekonominë e Kosovës në vitin 2024

Përmes përdorimit të strategjive të burimeve njerëzore të drejtuara nga të dhënat, organizatat në Kosovë mund të adresojnë më proaktivisht sfidat e tregut të punës, të sigurojnë një forcë pune të aftë dhe të adaptueshme dhe të kultivojnë një mjedis pune të pershtatshem per vitin 2024.

Sipas menaxheres së zhvillimit të biznesit për Manpower SEE në Kosovë, Vjollca Nura, në kete drejtim duhet të konsiderojmë disa hapa: planifikimi i forcës punëtore dhe parashikimi i kërkesës, hartimi i aftësive dhe analiza e hendekut ne treg, rekrutimi dhe përfitimi i talenteve, strategjitë e mbajtjes së punonjësve, nisma për diversitet dhe përfshirje, puna në distancë dhe fleksibiliteti, mirëqenia dhe përfshirja e punonjësve, bashkëpunimi me institucionet arsimore, bashkëpunimi me qeverinë dhe industrinë, monitorimi dhe adaptimi i vazhdueshëm ne treg.

Gjithashtu, strategjitë e orientuara nga të dhënat mund të përgatisin efektivisht organizatat në Kosovë për ndryshime potenciale në pritshmëritë e punonjësve, preferencat e punës dhe trendet e punës në distancë të pritura në vitin 2024.

Këtu mund ta menaxhojmë me efektivitet duke bërë anketimin dhe mbledhjen e të dhënave, vlerësimin e gadishmërisë për punën në distancë, analizën e infrastrukturës teknologjike, analizen e feedback-ut të punonjësve, analizën parashikuese për trendet e së ardhmes, zhvillimin e politikave të punës me fleksibilitet, strategjitë e zhvillimit të aftësive, monitorimin dhe rregullimin e vazhdueshëm, komunikimin transparent duke përdorur informacione bazuar ne të dhëna, përshtatjen kulturore dhe suportimin nga menaxhmenti, shtoi Vjollca Nura.

Duke shfrytëzuar strategjitë e orientuara nga të dhënat në burime njerëzore, organizatat në Kosovë mund të parashikojnë, të përshtaten dhe të shërbejnë për ndryshime potenciale në pritshmëritë e punonjësve, preferencat e punës dhe trendet e punës në distancë në vitin 2024, duke kultivuar një kulturë pune më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme.

Klikoni për të mësuar se si Hulumtimi në Burime Njerëzore, Vlerësimet dhe Zhvillimi i Njerëzve mund të ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes se biznesit tuaj.

Autorë: Maria Dineva, Udhëheqëse e Ekipit për Hulumtime të Burimeve Njerëzore dhe Inteligjencë Biznesi, Assert International Bulgaria dhe Vjollca Nura, Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit, Manpower SEE në Kosovë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet