Lideri global vazhdon me punësimin e gjermano-folësve
Puna e sigurt është një nga tre faktorët më të rëndësishëm për zgjedhjen e një punëdhënësi midis punonjësve që punojnë në shërbim të klientëve, së bashku me pagën dhe work-life balance. Teleperformance në Kosovë si kudo në vendet e tjera ku operon, ofron mundësi punësimi me standardet më të larta gjermane dhe është rruga më e mirë për të bërë një karrierë të sukseshme për gjermano-folësit në Kosovë.
Teleperformace është kompania lidere në tregun global të Business Process Outsourcing, e cila ka mbi 400,000 punonjës në 450 qendra kontakti në 83 vende dhe shërben mbi 170 tregje.
Më datën 9 dhe 10 nëntor, të martën dhe të mërkurën, të gjithë gjermano-folësit do të kenë mundësinë që përmes Ditëve të Dyerve të Hapura të punësohen në të vetmen kompani në Kosovë të certifikuar si Great Place to Work.
Pse duhet të punoj në Teleperformance?
Teleperformance në Kosovë fillimisht ka filluar të operojë në Prishtinë nga fillimi i vitit 2017 dhe ka arritur që me sukses të bëhet njëri ndër punëdhënësit më atraktivë në të gjithë Kosovën. Best Workplaces, nga Great Place to Work dhe Revista Fortune kanë përzgjedhur Telperformancën si njërën ndër vendet më të mira për të punuar në botë. Vetëm 25 kompani në botë e arritën këtë dallim ekskluziv të punëdhënësit për vitin 2021.Këtë vit ajo është bërë e vetmja kompani në Kosovë e certfikuar si Great Place to Work. Duke përcjellur dhe ofruar standardet e njejta të shërbimit te klientët e saj por edhe të punës ndaj punëmarrësve sikur në Gjermani. Punonjësit nga Prishtina, Prizreni, Peja dhe Gjilani ofrojnë shërbime në gjuhën gjermane ndaj klientëve për brendet më të respektuara botërore. Kjo duke ju falënderuar menaxhimit të shkëlqyeshëm, trajnimeve cilësore dhe përkrahjes së vazhdushme të punëtorëve.
Pse Teleperformance Kosova është “Great Place to Work”?
Great Place to Work është i vetmi çmim që jepet për kulturën e kompanisë në mbarë botën se si punonjësit trajtohen me drejtësi. Kompanitë vlerësohen se sa mirë po krijojnë një përvojë të shkëlqyeshme të punonjësve që përputhet me racën, gjininë, moshën, statusin e aftësisë së kufizuar ose çdo aspekt se kush janë punonjësit ose cili është roli i tyre. Andaj Ditët e Dyerve të Hapura janë një rast i mirë për të gjithë ata që synojnë të bëjnë karrierë por edhe kanë dëshirë të punojnë rehat nga shtëpitë e tyre.
Teleperformance Kosova ofron:
Si mund të aplikoj për punë?
Është traditë që punëtorët në Teleperformance të punësohen përmes eventit të Ditëve të Dyerve të Hapura apo siç njihet Open Doors Day. Nëse vetëm e dini gjuhën gjermane në nivel prej të paktën B2, atëherë ju jeni një kandidat potenical për t’u bërë pjesë e gjigantit - Teleperformance. Krejt çfarë ju duhet të bëni në ato ditë është të vini në Ditët e Dyrve të Hapura që do të mbahen:
Ndërsa në komunën e Pejës gjermano-folësit do ta kenë mundësinë që të punësohen në Ditët e Dyerve të Hapura:
Në Pejë, ky event mbahet në Hotel Dukagjini dhe personat që punësohen do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia në Home Office apo nga zyrja në Pejë.
Teleperformance i siguron të gjitha pajisjet e nevojshme që punonjësit ta vazhdojnë punën nga shtëpitë e tyre dhe të përjetojnë eksperiencën më të mirë të punës. Të gjithë të punësuarit do të mbështeten vazhdimisht gjatë punës së tyre nga stafi menaxherial përmes metodogjive më bashkëkohore të kohës.