1
Aplikoni për një punë unike si Specialist i Atraksioneve në Hyperactive

Aplikoni për një punë unike si Specialist i Atraksioneve në Hyperactive

	 	 

Vëmendje të gjithë atyre që kërkojnë emocion dhe argëtim! Hyperactive, qendra më e madhe argëtuese në Prishtina Mall, është në kërkim të një Attraction Master sikur ju. Nëse dëshironi të krijoni përvoja të paharrueshme dhe të ofroni shërbime të nivelit të lartë ndaj klientëve, atëherë kjo punë është për ty!

Në Hyperactive, ne kemi një grup të jashtëzakonshëm aktivitetesh që të rritin të rrahurat e zemrës, sikur karting dhe lojëra tjera interaktive. Misioni ynë? Shndërrimi i momenteve të zakonshme në kujtime të jashtëzakonshme. Si Attraction Master, ju do të jeni truri mrapa aktiviteteve të cmendura!

Misioni juaj, nëse pranoni të bëheni pjesë, është të mbikqyrni operacionet e përditshme të atraksioneve tona mahnitëse. Siguroheni që gjithçka të funksionojë pa probleme, mirëmbani pajisjet tona të nivelit të lartë dhe udhëheqni stafin tonë të atraksionit. Qëllimi juaj? Siguron që mysafirët tanë të kenë kohën e jetës së tyre.

Por prisni, ka akoma! Si Attraction Master, ju do jeni udhërrefyesi, argëtuesi, personi qe i zgjidh problemet dhe mësues i shërbimit ndaj klientëve, të gjitha në një. Ne dëshirojmë që ju të krijoni një atmosferë aq mikpritëse saqë vizitorët tanë të ndihen sikur kenë hyrë në një univers mahnitës e paralel.

Hyperactive

Tani, le të flasim për kualifikimet. Ne kemi nevojë për dikë që është profesional në fushën e parqeve argëtuese. Nëse keni përvojë në parqet argëtuese, veçanërisht në Evropë ose Shtetet e Bashkuara (mendoni atmosferën e Disneyland), tashmë jeni në gjysmë të rrugës! Njohuritë e juaja të brendshme për atraksionet e klasit botëror do të na ndihmojnë të spërkasim disa magji shtesë. Nëse keni një talent të natyrshëm për shërbimin ndaj klientit dhe mund të ngjallni buzëqeshje nga asgjë, atëherë ju jeni ylli i së ardhmes!

Të bëhesh pjesë e Hyperactive do të thotë të kërcesh me një ekip të cmendur ku qielli është kufiri. Ne jemi gjithcka rreth ngritjes personale dhe profesionale duke e bërë me kënaqësi gjatë rrugës. Si Attraction Master, ju do nxirrni kreativitetin tuaj, do të krijoni ide dhe do të jeni pjesë e krijimit të përvojave që do t’i lënë mysafirët tanë të kërkojnë shumë e më shumë.

Pra, nëse jeni gati ta shndërroni pasionin tuaj për argëtim në karrierë unike, Hyperactive po ju pret! Sillni energjinë tuaj të jashtëzakonshme, superfuqitë e shërbimit ndaj klientëve dhe dashurinë për parqet argëtuese dhe le të krijojmë kujtime që do të zgjasin një jetë të tërë. Mos na lini të presim – aplikoni tani dhe le të fillojmë një udhëtim zbavitës së bashku!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet