Customer Support Team Member është përgjegjës për menaxhimin e komunikimit me klientët dhe sigurimin e një standardi të lartë shërbimi në të gjitha kanalet e komunikimit të klientëve të ankandet.com.
Lokacioni: Prishtinë
Përgjegjësitë Kryesore:
- Trajton kërkesat dhe pyetjet e klientëve përmes email-it, telefonit dhe mesazheve në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të arsyeshme.
- Ofron informacione të sakta lidhur me procesin e ankandeve, ofertimin, pagesat, dorëzimet, kthimet dhe çështjet e llogarisë së klientit.
- Asiston klientët në gjurmimin e porosive, konfirmimin e pagesave dhe mbështetjen pas përfundimit të shitjes.
- Menaxhon dhe zgjidh ankesat në mënyrë efikase, duke ruajtur qasje të orientuar drejt zgjidhjes dhe kënaqësisë së klientit.
- Eskalon rastet komplekse ose mosmarrëveshjet tek menaxhmenti kur është e nevojshme.
- Mban evidencë të saktë dhe të përditësuar të komunikimeve me klientët në Shopify dhe sistemet e brendshme.
- Verifikon saktësinë e të dhënave të porosive dhe informacioneve të klientëve.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera (operacione, logjistikë, financë) për zgjidhjen e çështjeve të klientëve.
- Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së klientit dhe reputacionit të kompanisë.
- Zbaton politikat e brendshme të kompanisë, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe respekton standardet e mbrojtjes së informacionit.
Kërkesat:
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe dhe angleze (me shkrim dhe me gojë).
- Aftësi të forta komunikimi dhe menaxhimi të situatave me klientë.
- Aftësi për të punuar në ambient fizik (on-site) dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht.
- Njohuri bazike në përdorimin e Shopify dhe Google Workspace ose gatishmëri për t’u trajnuar.
- Organizim i mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik të e-commerce.
Aplikoni duke dërguar CV tek: recruitment@ankandet.com