KONKURS PUNE
Akademia e Fëmijëve “LAPSI”
Akademia e Fëmijëve “LAPSI” shpall konkurs për vende të lira pune:
Pozitat e hapura:
- 1 Edukatore për grupmoshën 3–6 vjeç
- 1 Kuzhiniere
Kualifikimet e kërkuara për grupmoshën 3–6 vjeç:
- Fakulteti i Edukimit – program katërvjeçar i nivelit bachelor për edukimin parashkollor
- Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë
- Fakulteti i Edukimit – Pedagogji e përgjithshme
- Fakulteti Filozofik – dega e Pedagogjisë së përgjithshme
Kualifikime shtesë (avantazh):
- Përvojë pune me fëmijë
- Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë
- Kreativitet dhe përkushtim në punë
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara për kuzhiniere:
- Përvojë pune në përgatitjen e ushqimit; përvoja në institucione parashkollore përbën përparësi
- Njohuri të mira për higjienën, sigurinë dhe ruajtjen e ushqimit
- Aftësi për përgatitjen e ushqimeve të përshtatshme për fëmijë
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë
- Aftësi për punë në ekip dhe organizim të mirë të detyrave
Çfarë ofrojmë ne:
- Ambient pune të ngrohtë dhe profesional për fëmijët dhe stafin
- Kontratë të rregullt pune
- Pushime sipas legjislacionit në fuqi
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mbështetje dhe bashkëpunim në ekip
- Kushte të mira pune
- Materiale dhe mjete didaktike të nevojshme për punë
Dokumentet e nevojshme:
- CV (biografi)
- Kopje e diplomës (e noterizuar) – për pozitën e edukatores
- Dëshmi për përvojë pune (nëse ka)
- Certifikata të trajnimeve relevante (nëse ka)
- Vërtetim që nuk jeni nën hetime
Dokumentet duhet të dërgohen në e-mail adresën: akademialapsi@gmail.com
Afati i aplikimit: 20.08.2026 – 20.09.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.