Këtë shtator, Action for Mothers and Children (AMC) do të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj, edicionin e 10-të të “Let’s Dance”, galasë vjetore për mbledhjen e fondeve, e cila ndër vite ka bashkuar miq, mbështetës dhe dashamirës të kauzës së AMC-së në një mbrëmje me muzikë, argëtim dhe solidaritet.
“Let’s Dance” është më shumë se një mbrëmje festive. Përmes këtij eventi, AMC mbledh fonde për të mbështetur punën e saj në shpëtimin e jetës së foshnjave dhe në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Për dhjetë vite, ‘Let’s Dance’ ka ndihmuar në krijimin e një kulture të filantropisë dhe angazhimit të komunitetit për një kauzë të përbashkët, duke e bërë secilin që ka marrë pjesë pjesë të ndryshimit për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Për ta bërë këtë përvjetor edhe më të veçantë, në skenën e “Let’s Dance” rikthehet String String, i cili do të jetë performuesi kryesor i mbrëmjes. Me repertorin e tij të larmishëm dhe performancat plot energji, grupi do të kujdeset që kjo të jetë një mbrëmje për t’u shijuar dhe mbajtur mend. Mbrëmja do të sjellë gjithashtu edhe performanca dhe surpriza të tjera për të pranishmit.
“Edicioni i 10-të i ‘Let’s Dance’ është një moment shumë i veçantë për të gjithë ne në Action for Mothers and Children,” tha drejtoresha ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. “Për dhjetë vjet, kjo mbrëmje na ka bashkuar rreth diçkaje që është shumë më e madhe se vetë eventi, besimit se çdo nënë dhe çdo fëmijë meriton kujdes shëndetësor cilësor. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për secilin person që ka qenë pjesë e ‘Let’s Dance’, që ka kërcyer me ne, na ka mbështetur dhe ka kontribuar që energjia dhe bujaria e këtyre mbrëmjeve të shndërrohen në ndryshime konkrete për nënat dhe fëmijët.”
AMC ju fton t’i bashkoheni “Let’s Dance 10” dhe së bashku të festojmë këtë përvjetor të veçantë, duke mbështetur një kauzë që ka rëndësi për të gjithë ne.
Data: 30 shtator
Ora: 19:30
Lokacioni: AMC Hall
Biletat: €25 secila | 5 bileta: €110 | 10 bileta: €200
Bleni biletat: bit.ly/LetsDance10Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit. Për më shumë informata, vizitoni AMCHealth.org