A flet gjermanisht dhe je në kërkim të një sfide të re? Edhe S-kon Gruppe është duke të kërkuar pikërisht ty. Nëse ke njohuri profesionale të gjuhës gjermane, je komunikues dhe i motivuar – atëherë je gati ta çosh karrierën tënde në një nivel tjetër, ku ndihesh mirë dhe puna jote vlerësohet. Përveç një mbi page katër shifrore ty të pret edhe bonusi prej 100 € në tre muajt e parë. Dhe kjo nuk është e tëra, përfitimet e tjera që lidhen me mirëqenien dhe zhvillimin tënd i kuptoni në këtë artikull.
Nga qendra e Prishtinës në një ambient modern mund të punoni për S-kon Gruppe si Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve. “Te ne vlen personaliteti yt – jo një CV apo diplomë perfekte!” është një nga motot e kompanisë e cila kërkon vlerën tënde.
Mëso më shumë për kompaninë
S-KON Gruppe është një nga kompanitë kryesore të marketingut të drejtpërdrejtë me fokus në sektorin e telekomunikacionit. Suksesin e vet e ka dëshmuar tash e dy dekada. Që kur u themelua në vitin 2003, me mbi 700 punonjës në nëntë lokacione në Gjermani, ajo ofron shërbime të cilësisë së lartë në fushën e shitjeve dhe marketingut. Dhe për ju do të jetë shumë e lehtë të punoni në një kompani të ranguar mirë në industrinë e vetë e ku punonjësit kanë prioritet.
Çfarë kërkohet nga ti përgjatë punës?
Si agjent në qendrën e kontaktit, do të ofrosh këshillim telefonik për klientët e Freenet në sektorin Outbound, duke promovuar dhe shitur produkte të telefonisë mobile, internetit dhe televizionit për klientët ekzistues. Do të komunikosh në mënyrë profesionale dhe miqësore me ta, duke i informuar mbi shërbimet dhe produktet e ofruara. Gjithashtu, do të jesh përgjegjës për dokumentimin dhe përditësimin e të dhënave të klientëve për të siguruar një shërbim efikas dhe cilësor.
Çfarë duhet të posedoni?
Për tu angazhuar në këtë pozitë, kërkohen nga ju njohuri të mira të gjuhës gjermane, të cilat janë të domosdoshme për komunikimin me klientët. Edhe pse përvoja e mëparshme në Call Center është e mirëpritur, nuk është një kriter i detyrueshëm, pasi ofrojmë trajnime që mund të ju përshtaten. Aftësitë në përdorimin e kompjuterit do të lehtësojnë përshtatjen tënde në këtë pozicion. Më e rëndësishmja, kompania e vlerëson dëshirën për të komunikuar, motivimin e lartë dhe personalitetin tënd, më shumë sesa një CV apo diplomë të përsosur.
Benefitet nga të cilat do të përfitoni
Për ju ofrohet një kontratë me orar të plotë prej 40 orësh në javë, nga e hëna në të premte. Paga fillestare bruto është 1,200€, me mundësi përfitimi të bonuseve bazuar në performancën tënde. Për tre muajt e parë, çdo agjent do të përfitojë një bonus shtesë prej 100€ në muaj. Do të përfitosh trajnim të paguar për të të përgatitur në mënyrën më të mirë për punën. Ambienti i punës është modern dhe lehtësisht i arritshëm, me lokacion në kompleksin Ramiz Sadiku – një zonë kryesore në Prishtinë. S-KON Gruppe do të fillojë operimin në muajin mars dhe ofron kushte të shkëlqyera pune, duke përfshirë pagë të mirë, bonuse dhe sigurim shëndetësor
Përveç këtyre, vendi i ri i punës vepron 100% në përputhje me ligjet e punës në Kosovë, duke siguruar që çdo festë zyrtare, orë shtesë apo ditë pune të paguhet sipas legjislacionit në fuqi. Përparimi yt profesional është i rëndësishëm andaj ju do të përfitoni prej trajnimeve të specializuara dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm. Gjithashtu, mund të përfitosh nga programi i shpërblimit për referime, duke ndarë përvojën tënde pozitive me miqtë dhe familjarët!
Nëse kjo mundësi po të bën të lumtur qysh tani, aplikoni në linkun në vijim: https://kosovajob.com/job-application-form-new?id=33711