KUPTONI SE SI U ZHVILLUA KJO KOMPANII.M.N "Tulltorja" Sh.p.k, është ndërmarrje me veprimtari prodhuese për prodhimin e produkteve nga argjila (dheu). Ajo është krijuar në vitin 1932 si ndërmarrje dhe është privatizuar ne muajin shkurt 2006. Kompania përbëhet nga 3 njësi prodhimi, duke filluar nga tullat e plota dhe lloje te ndryshme te bllokave. Përgjatë viteve 2008 - 2009 është ngritur linja e re e prodhimit te bllokave si dhe është modernizuar (robotizuar) linja ekzistuese. Linjat prodhuese janë rezultat i teknologjisë më të përparuara dhe sigurojnë prodhime te standardeve më të larta. I gjithë procesi i prodhimit dhe procesi teknologjik është nën kontroll automatik dhe nën vëzhgim.
SHIKONI POZITAT DHE PËRFITIMET NGA PUNA NË “IMN TULLTORJA SH.P.K”
- Paga minimale për punëtoret në këtë kompani është: 484.00€ dhe për çdo muaj mbi pagën bazë, punëtoret tanë kanë edhe bonus shtesë, që fillon nga 10% dhe arrin deri në 22%, varësisht nga arritja mujore e prodhimit.
Konkursi hapet për këto pozita:
- Inxhinier i Mekanikës.
- Inxhinier i Elektrikes.
- Mekanik në prodhim (mirëmbajtje të makinerive).
- Elektricist në prodhim (mirëmbajtje të elektrikes).
- Pultistë në ngarkim (operator në robotin e ngarkimit).
- Pultist në shkarkim (operator në robotin e shkarkimit).
- Ndihmës Pultist në shkarkim (ndihmës i operatorit në robotin e shkarkimit)
- Pjekës (mbikëqyrës i pjekjes së bllokave).
- Punëtor në prodhim (ndihmon në punët e prodhimit sipas nevojës).
Benefitet që ofron kompania:
• Të gjithë punëtorëve kompania iu siguron kushte dhe pajisje për punë, sipas standardeve evropiane.
• Për të gjithë punëtorët, kompania e siguron transportin në punë.
• Për të gjithë punëtorët, kompania ua siguron një shujtë cilësore të ushqimit nga kuzhina e brendshme.
• Gjithashtu të gjithë punëtoret në kompani kanë edhe sigurim shëndetësor. 
SI TË APLIKONI?
Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë në e-mailin vijues: ensar@tulltorja.com, duke dërguar një CV, apo një e-mail dhe në të duhet t’i shënojnë të dhënat personale si:
Emrin:
Mbiemrin:
Datëlindjen:
Adresën e vendbanimit:
Pozitën për të cilen aplikon:
Numrin kontaktues:
Keni mundësi të aplikoni edhe fizikisht duke u paraqitur në zyrën e Burimeve Njerëzore, në selinë e kompanisë në Landovicë, Komuna Prizren.
Afati i konkursit zgjatë 30 ditë, nga data e publikimit të tij.
Vërejtje: Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

