KosovaJob
Ujë Dea PREMIUM+E re

Menaxher i Depos

Lokacioni Gjilan Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 26 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE

Pozita: Menaxher i Depos

Adea Group SH.P.K. – Ujë Dea hap konkurs për pozitën Menaxher i Depos në fabrikën tonë në Gumnishtë, Gjilan.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Organizimi dhe menaxhimi i përditshëm i punës në depo.
  • Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të mallit.
  • Mbajtja e evidencës së saktë të stokut dhe inventarit.
  •  Organizimi i ngarkimit dhe shkarkimit të kamionëve.
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punëtorëve të depos.
  • Sigurimi i rendit, pastërtisë dhe sistemimit të mallit në depo.
  • Kontrolli i sasisë dhe gjendjes së produkteve.
  • Parandalimi i humbjeve, dëmtimeve dhe gabimeve në evidencat e mallit.
  • Përgatitja e raporteve për stoqet dhe aktivitetet ditore të depos.
  • Bashkëpunimi me sektorin e prodhimit, shitjes dhe logjistikës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në menaxhimin e depos.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
  • Aftësi për të udhëhequr dhe koordinuar një ekip punëtorësh.
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe evidencave të stokut përbëjnë përparësi.

Të interesuarit:

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@deawater.com

Lokacioni i punës: Gumnishtë, Gjilan, Kosovë.

Adea Group SH.P.K. – Ujë Dea

Afati: 26 nëntor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Ujë Dea
Prodhim
6Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 26/11/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan