Shofer / Shitës në Terren, Shitës në Showroom, Depoist
GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të ekipit dhe zhvillimit të mëtejshëm të operacioneve, është në kërkim të profesionistëve të motivuar për t'iu bashkuar ekipit në pozitat e mëposhtme:
Kompania operon në industrinë e furnizimit dhe shpërndarjes së materialeve elektrike dhe produkteve të ndriçimit.
Pozitat e hapura:
- Shofer / Shitës në Terren
- Përvojë e domosdoshme në industrinë e materialeve elektrike dhe/ose sistemeve të ndriçimit
- Patentë shoferi, kategoria B
- Përvojë në shitje dhe në transport e shpërndarje të mallrave
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese
- Shitës në Showroom
- Përvojë e domosdoshme në industrinë e materialeve elektrike dhe/ose produkteve të ndriçimit
- Preferohet studime të përfunduara në Inxhinieri Elektrike, Elektromekanike, Energjetike ose fusha të ngjashme
- Njohuri të mira teknike në sistemet elektrike dhe ndriçim
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim ndaj klientit
- Depoist
- Përvojë e domosdoshme në depo ose logjistikë brenda industrisë së materialeve elektrike dhe/ose produkteve të ndriçimit
- Përgjegjësi, organizim dhe saktësi në sistemimin e mallrave
Informata shtesë për konkursin:
- Pagë konkurruese e përshtatur sipas përvojës dhe kualifikimeve të kandidatit
- Skemë të bonusit të bazuar në performancë
- Orari i punës: 08:00 – 16:30
- Lokacioni i punës: Zona afër Prishtina Mall
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: hello@gentshala.com
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e emailit pozitën për të cilën aplikoni.