1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje Praktike: Internship për Trajner/e Fitnesi në Transformohu Gym 

Transformohu, koncepti më i ri premium i fitnesit në Kosovë, po hap dyert për interna energjikë dhe ambiciozë që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në fushën e fitnesit dhe shëndetit. 

Nëse je i/e apasionuar pas sportit dhe dëshiron të fitosh eksperiencë praktike në një ambient modern e motivues, kjo është mundësia jote! 

Çfarë do të bësh si intern

  • Do të ndihmosh trajnerët kryesorë gjatë seancave stërvitore. 
  • Do të përfitoni njohuri mbi përdorimin e pajisjeve moderne dhe mënyrën e mësimit të sigurisë për klientët. 
  • Do të asistoni në matje dhe vlerësime fizike. 
  • Do të përfshiheni në krijimin e përmbajtjes mediatike (video ushtrimesh, reels, etj). 
  • Do të ndiqni trajnerët profesionistë (shadowing) për të parë nga afër si punohet me klientë realë. 
  • Do të bëheni pjesë e aktiviteteve speciale dhe eventeve të brendit Transformohu. 

Kualifikimet që kërkojmë

  • Dashuri dhe pasion për sportin, fitnesin dhe jetesën e shëndetshme. 
  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht dhe personalisht.
  • Energji pozitive dhe aftësi komunikimi me njerëzit. 
  • Aftësi për të punuar dhe përshtatur në ekip, dhe për të marrë feedback. Përparësi kanë folësit e gjuhës angleze. 

Çfarë ofrojmë: 

  • Program praktik 6 mujor me mentorim të strukturuar nga trajnerë profesionistë.
  • Trajnime të brendshme për ushtrime, komunikim me klientin dhe zhvillim personal.
  • Eksperiencë të drejtpërdrejtë në një ambient premium dhe kreativ.
  • Mundësi për të krijuar rrjet profesional dhe referenca që vlejnë në tregun e punës.
  • Për praktikantët më të dalluar, mundësi punësimi afatgjatë në Transformohu.

Lokacioni: Dragodan, Prishtinë

Kontakt: +383 048 198 886 Whatsapp

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet