Kur avancohesh në një rol drejtues, për shembull nga zhvillues senior në team lead, ndryshon edhe puna jote e përditshme. Duhet të vendosësh çfarë të delegosh, si ta ndjekësh progresin dhe kur të ndërhysh. Duhet gjithashtu të zhvillosh biseda për performancën, edhe kur bashkëbiseduesi deri dje ka qenë kolegu yt.
Gjatë katër javëve, pjesëmarrësit i ushtrojnë këto situata në klasë dhe provojnë disa nga qasjet në punë ndërmjet sesioneve. Në fund, secili harton një plan 30-ditor për të zhvilluar sjelljet që i duhen në rolin e vet.
Moduli 1. Lidershipi fillon nga vetja | Pjesëmarrësit identifikojnë një shprehi nga roli i specialistit që duhet ta përshtatin kur udhëheqin të tjerët dhe provojnë një reagim të ri në punë.
Moduli 2. Nga individi tek ekipi | Delegimi i detyrave duke qartësuar duke qartësuar rezultatin e pritur, autonominë dhe pikën e kontrollit.
Moduli 3. Komunikimi që udhëheq dhe ndikon | Bisedat me feedback, qartësimi i pritshmërive dhe trajtimi i mospajtimeve profesionale.
Moduli 4. Vendimmarrja dhe përgjegjësia | Marrja praktike e vendimeve dhe argumentimi i vendimit në situatë me informacion të kufizuar; Hartimi i planit personal 30 ditor.
Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Udhëheqësve të rinj të ekipeve, mbikëqyrësve dhe specialistëve me përvojë që po përgatiten për rolin e tyre të parë drejtues. Programi përfshin situata të përshtatshme për profesionistët e ICT-së dhe të sektorëve të tjerë ku specialistët avancohen në role me përgjegjësi për njerëzit.
Programi zhvillohet me simulime, raste nga puna, reflektim individual dhe feedback gjatë ushtrimeve. Ndërmjet sesioneve, pjesëmarrësit provojnë një sjellje të re, praktikojnë delegimin dhe zhvillojnë një bisedë feedback-u ose qartësimi të pritshmërive.
Arben Salihu, instruktor i aftësive të buta, ekspert zhvillimi dhe coach. Është themelues i Soft Skills Academy dhe instruktor në RIT Kosovo, me përvojë në trajnimin e profesionistëve dhe ekipeve që nga viti 2011.
Soft Skills Academy Aftësitë profesionale të ndihmojnë ta kryesh punën. Aftësitë njerëzore të ndihmojnë të zhvillohesh dhe të avancosh në të. Soft Skills Academy është një akademi e specializuar në zhvillimin e aftësive të buta (soft skills), që i ndihmon individët të përgatiten më mirë për sfidat e tregut të punës, të rrisin efektivitetin profesional dhe…
Soft Skills Academy e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë. Emri yt nuk shfaqet kurrë publikisht; komenti mund të shfaqet në këtë faqe si “Pjesëmarrës”.