KosovaJob
Alpha Academy

Social Media Marketing & AI

Trajnim praktik 3-mujor për krijimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e përditshëm të rrjeteve sociale. Pjesëmarrësit planifikojnë publikime, krijojnë vizuale me Canva dhe video të shkurtra me CapCut, si dhe përdorin AI për…

Kohëzgjatja
3 muaj · 48 orë gjithsej
2 herë në javë · 24 ligjërata · 2 orë për ligjëratë
Formati
Online · Në klasë
Online dhe fizikisht

Çfarë përfshin trajnimi

Trajnim praktik 3-mujor për krijimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e përditshëm të rrjeteve sociale. Pjesëmarrësit planifikojnë publikime, krijojnë vizuale me Canva dhe video të shkurtra me CapCut, si dhe përdorin AI për ide dhe përmbajtje. Gjatë trajnimit zhvillojnë një projekt për një biznes real ose të imagjinuar.

Çfarë do të mësoni

  • Planifikimi i prezencës dhe përmbajtjes në rrjete sociale
  • Përshtatja e përmbajtjes me audiencën dhe identitetin e brendit
  • Planifikimi i kalendarit të publikimeve dhe copywriting
  • Dizajn grafik për rrjete sociale me Canva dhe përdorimi i AI për ideim e krijim vizualesh
  • Krijimi dhe montazhi i videove të shkurtra me CapCut dhe përdorimi i AI për editim e përmirësim të videove
  • Përdorimi praktik i AI për kërkim, ide, tekste dhe krijim përmbajtjeje
  • Menaxhimi i Instagramit dhe Facebook-ut, publikimi dhe komunikimi me audiencën
  • Leximi i statistikave të postimeve dhe raportimi i performancës së përmbajtjes
  • Përgatitja e një portofolioje dhe prezantimi i projektit final

Si punohet

Pjesëmarrësit krijojnë një kalendar publikimesh, shkruajnë tekste, realizojnë vizuale dhe video të shkurtra dhe planifikojnë publikimin e tyre. Përmes demonstrimeve dhe ushtrimeve marrin komente për punën e tyre dhe përgatisin një portofolio me përmbajtje për rrjete sociale.

Për kë është

Për fillestarë, studentë, profesionistë dhe pronarë biznesesh që duan të mësojnë si të përdorin rrjetet sociale për promovim. Nuk kërkohet përvojë paraprake në marketing ose dizajn; nevojiten njohuri bazë kompjuterike dhe qasje në internet.

Formati dhe çmimi

  • 3 muaj | 2 herë në javë | 24 ligjërata | 2 orë për ligjëratë (48 orë gjithsej)
  • Online dhe fizikisht
  • Çmimi total: 300 €
Aftësitë që fiton
Social mediaContent marketingCopywritingCanvaVideo editingAnalytics

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Alpha Academy
Prishtinë · që nga 2026
Profili i trajnuesit →