KosovaJob
VentureUP

Menaxhimi profesional i rrjeteve sociale (Niveli i Avancuar)

Program praktik për planifikimin, krijimin, publikimin dhe analizimin e përmbajtjes në rrjetet sociale. Aftësi & rezultate: Social media strategy, content planning, copywriting, content calendar, community management dh…

Kohëzgjatja
16–20 orë
Orari final përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit para fillimit të trajnimit.
Formati
Online
Fizikisht ose Online

Çfarë përfshin trajnimi

Program praktik për planifikimin, krijimin, publikimin dhe analizimin e përmbajtjes në rrjetet sociale.

Aftësi & rezultate:
Social media strategy, content planning, copywriting, content calendar, community management dhe analiza e performancës.
Kujt i dedikohet:
Social media managers, marketing staff, sipërmarrës dhe content creators.
Kohëzgjatja:
Fillestar: 12–16 orë · Avancuar: 16–20 orë · Fizik / Online

ÇMIMI Fillestar € 180 · Avancuar € 200

NIVELI I AVANCUAR

  • Kanë njohuri ose përvojë paraprake në fushën përkatëse
  • Dëshirojnë të thellojnë kompetencat profesionale
  • Menaxhojnë procese ose ekipe
  • Duan të aplikojnë metoda dhe mjete më të avancuara në punën e tyre

Niveli i pjesëmarrësve mund të përcaktohet përmes një vetëvlerësimi të shkurtër ose konsultimit para regjistrimit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimet janë të orientuara drejt learning by doing dhe jo vetëm transmetimit të njohurive teorike. Në varësi të temës, programet mund të përfshijnë:

  • Prezantime dhe ligjërata interaktive
  • Ushtrime individuale dhe në grup
  • Raste studimore
  • Simulime dhe role-play
  • Analizë të rasteve reale të biznesit
  • Punë praktike me mjete dhe platforma digjitale
  • Diskutime dhe feedback nga trajneri
  • Detyra praktike ndërmjet sesioneve

Për trajnimet teknike — Data Analytics, Video Editing, Digital Marketing dhe Cyber Security — rekomandohet që pjesëmarrësit të kenë laptop personal.

Formati dhe organizimi

Trajnimet mund të organizohen në dy formate:

Fizikisht

Trajnimet zhvillohen në hapësirën e përcaktuar për grupin, me pjesëmarrje fizike.

Online

Trajnimet mund të zhvillohen online kur kjo kërkohet nga pjesëmarrësit ose kur përshtatet më mirë me nevojat e grupit.

Orari final përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit para fillimit të trajnimit. Trajnimet mund të organizohen, për shembull:

  • 2–4 orë në ditë
  • 1–2 ditë në javë
  • Në formë intensive
  • Ose në format fleksibil, sipas nevojave të grupit

Gjuha e trajnimit

Trajnimet ofrohen në Shqip dhe/ose Anglisht, në varësi të kërkesës së grupit.

Në rast se grupi përbëhet nga pjesëmarrës me nivele të ndryshme gjuhësore, gjuha e trajnimit përcaktohet paraprakisht.

Çfarë duhet të dinë pjesëmarrësit para regjistrimit?

  1. 1. Përzgjedhjen e nivelit — Fillestar ose i Avancuar, bazuar në njohuritë dhe përvojën e tyre.
  2. 2. Kohëzgjatjen — numri i orëve ndryshon sipas trajnimit dhe nivelit.
  3. 3. Pjesëmarrjen aktive — trajnimet janë interaktive dhe kërkojnë angazhim aktiv.
  4. 4. Pajisjet — për disa trajnime kërkohet laptop personal.
  5. 5. Njohuritë paraprake — disa trajnime të avancuara mund të kërkojnë njohuri bazë në fushën përkatëse.
  6. 6. Formati — trajnimi mund të zhvillohet fizikisht ose online.
  7. 7. Certifikimi — pjesëmarrësit që përmbushin kriteret e pjesëmarrjes pajisen me certifikatë për pjesëmarrje.
  8. 8. Materialet — materialet dhe resurset e trajnimit përcaktohen sipas natyrës së programit.
  9. 9. Përshtatja — për grupe të organizuara nga kompani, përmbajtja mund të përshtatet sipas nevojave specifike të kompanisë.
Aftësitë që fiton
Content marketingSocial mediaAnalytics

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

VentureUP
që nga 2026

VentureUP ofron trajnime në: Shitje, Komunikim, Marketing, Teknologji, Burime Njerëzore, Financa, Biznes.

Profili i trajnuesit →