Statistical Analysis With SPSS • Ky trajnim ofron njohuri teorike dhe praktike për analizën statistikore të të dhënave duke përdorur SPSS. Pjesëmarrësit do të mësojnë bazat e statistikës inferenciale, shpërndarjet e pro…
Ky trajnim ofron njohuri teorike dhe praktike për analizën statistikore të të dhënave duke përdorur SPSS. Pjesëmarrësit do të mësojnë bazat e statistikës inferenciale, shpërndarjet e probabilitetit, madhësinë e mostrës, vlerësimet statistikore dhe Teoremën Qendrore të Kufirit. Trajnimi përfshin menaxhimin dhe përgatitjen e të dhënave, pastrimin dhe transformimin e tyre, si dhe krijimin e vizualizimeve përmes bibliotekave Matplotlib dhe Seaborn. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në analizat statistikore përshkruese dhe të avancuara, duke përfshirë T-testin, ANOVA, regresionin linear dhe logjistik, analizën Chi-Square, analizën faktoriale dhe regresionin e shumëfishtë, me fokus në interpretimin e rezultateve dhe aplikimin e tyre në kërkim dhe vendimmarrje.
Shkathtesite qe zhvillohen dhe rezultatet e pritshme: Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi praktike në menaxhimin, pastrimin, transformimin dhe analizimin e të dhënave duke përdorur SPSS. Ata do të jenë në gjendje të zbatojnë metoda të statistikës përshkruese dhe inferenciale, të zgjedhin dhe interpretojnë testet statistikore të përshtatshme (si T-test, ANOVA, Chi-Square, regresioni linear dhe logjistik, analiza faktoriale dhe regresioni i shumëfishtë), si dhe të krijojnë vizualizime profesionale të të dhënave. Trajnimi i pajis pjesëmarrësit me kompetenca për të interpretuar rezultatet statistikore, për të hartuar raporte të bazuara në evidencë dhe për të aplikuar analizat statistikore në kërkime shkencore, monitorim dhe vlerësim (M&E), si dhe në procese të vendimmarrjes në sektorin publik, privat dhe organizatat zhvillimore.
Kujt i dedikohet trajnimi (opsionale): Ky trajnim u dedikohet studentëve, hulumtuesve, stafit akademik, profesionistëve të monitorimit dhe vlerësimit (M&E), analistëve të të dhënave, punonjësve të institucioneve publike dhe organizatave joqeveritare, si dhe të gjithë profesionistëve që punojnë me të dhëna dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësi në analizën statistikore me SPSS.
Kushtet paraprake per pjesemarrje, nese ka (opsionale): Nuk ka.
Formati: fizik, online apo hybrid: Hibrid
Lokacioni i sakte, nese mbahet fizikisht: Bashkim Fehmiu Arbëria 3 BC2/11 V1- L01-S, Prishtina, Kosovo 10000
Data e fillimit dhe afati per aplikim: Tetor 2026. Aplikimi eshte i hapur.
Orari, kohezgjatja dhe numri i pergjithshem i oreve: 20 ore
Gjuha ne te cilen mbahet: Gjuhe shqipe
Cmimi i trajnimit: 245 EUR
Lloji i certifikates qe fitohet pas perfundimit: Certifikate Profesionale
Statusi i akreditimit dhe institucioni akreditues, nese aplikohet: Trajnimi ofrohet ne parneritet me Shkollen e Larte Profesionale Cactus Education, qe eshte institucion i akredituar.
Emri dhe nje pershkrim i shkurter i trajnerit/es: Hana Hoxha, Phd (c). Hana L. Hoxha është eksperte në analizën e të dhënave me mbi 15 vjet përvojë profesionale në sektorin privat, teknologji, zhvillim ndërkombëtar dhe monitorim e vlerësim (M&E). Ajo është e certifikuar në Applied Data Science nga MIT dhe aktualisht është kandidate për doktoraturë (PhD) në Universitetin e Lubjanës. Gjatë karrierës së saj ka udhëhequr Njësinë e të Dhënave në IPKO Telecom dhe ka kontribuar në projekte të financuara nga USAID, SDC, SECO dhe ADA. Hana është trajnuese me përvojë në fushat e analizës së të dhënave, statistikës, SPSS, Python dhe Data Science. Ajo ka përfunduar studimet në Business Studies & Marketing dhe ka fituar titullin Master në Ekonometri me dallim (Distinction) në Universitetin e Sheffield-it.
Personi kontaktues, emaili dhe numri i telefonit (opsionale): Hana Hoxha, 049200523, info@dataedu.ent
Aftësitë që fiton
Data analysisMachine learningProcess improvement
Vlerësimet
Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.
Për trajnuesin
Data Edu
që nga 2026
Data Edu ofron trajnime në: Practical Data Science with Python, Marketing Intelligence, Machine Learning, Data Visualization with Power BI.