KosovaJob
ROI Academy

Cyber Security

Programi përfshin module të avancuara që mbulojnë të gjitha aspektet kryesore të sigurisë kibernetike. Me rritjen e vazhdueshme të kërcënimeve kibernetike, kompanitë dhe institucionet po kërkojnë ekspertë të specializua…

Kohëzgjatja
6 muaj
2 herë në javë (E hënë – E premte), 18:00–20:15
Formati
Hibrid
Prishtinë – Lagjja Lakrishtë (Rruga Tirana) / Lagjja Pejton (Rruga Ukshin Hoti); Hibrid (online, fizikisht ose në sistemin e kombinuar)

Çfarë përfshin trajnimi

Programi përfshin module të avancuara që mbulojnë të gjitha aspektet kryesore të sigurisë kibernetike.

Me rritjen e vazhdueshme të kërcënimeve kibernetike, kompanitë dhe institucionet po kërkojnë ekspertë të specializuar për të mbrojtur të dhënat dhe sistemet e tyre nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet potenciale.

  • Ky trajnim është ideal për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të re nga fillimi ose të përmirësojnë aftësitë e tyre ekzistuese në këtë fushë.
  • Me përfundimin e këtij programi, ju do të jeni në gjendje të identifikoni dhe të parandaloni sulmet kibernetike, të menaxhoni sigurinë e sistemeve dhe të ndihmoni organizatat në mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme.
  • Ky profesion ofron mundësi të shumta punësimi dhe mund të ushtrohet si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke përfshirë mundësinë për të punuar nga shtëpia si freelancer ose si pjesë e ekipeve të sigurisë në kompani të mëdha teknologjike.

Ligjëratat zhvillohen dy herë në javë, nga ora 18:00-20:15, të cilat mund të ndiqen online, fizikisht ose në sistemin e kombinuar.

Përfitimet gjatë trajnimit

  • 6 certifikata profesionale, nga një për secilin modul të trajnimit, që dëshmojnë përvetësimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë programit.
  • Certifikatë përfundimtare 6-mujore, e cila u akordon pjesëmarrësve titullin Ekspert i Fushës në profilin e Cyber Security.
  • Referencë profesionale 6-mujore nga kompania partnere Sharp Group, e cila shërben si dëshmi e përvojës praktike dhe angazhimit profesional të pjesëmarrësit.
  • Përvojë praktike dhe profesionale, përmes aplikimit të njohurive të fituara gjatë trajnimit në situata dhe projekte konkrete.
  • Zhvillim i kompetencave profesionale, duke përgatitur pjesëmarrësit për tregun e punës dhe mundësi të reja karriere në fushën e teknologjisë dhe siguris kibernetike..

Kujt i dedikohet trajnimi

Ky trajnim u dedikohet të gjithë studentëve dhe të rinjve që dëshirojnë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale në fushën e teknologjisë.

Programi është i përshtatshëm për të gjithë ata që synojnë të investojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, të fitojnë kompetenca të reja dhe të përgatiten në mënyrë më të mirë për tregun e punës.

Lokacioni i trajnimit

Trajnimi zhvillohet fizikisht në Prishtinë, në dy lokacione:

  • Lagjja Lakrishtë – Rruga Tirana
  • Lagjja Pejton – Rruga Ukshin Hoti

Afatet e regjistrimit për programin 6-mujor

Programi 6-mujor ofrohet në disa afate të regjistrimit gjatë vitit, duke u mundësuar pjesëmarrësve fleksibilitet në përzgjedhjen e periudhës së fillimit.

Afatet e fillimit:

  • Afati i Janarit
  • Afati i Prillit
  • Afati i Qershorit
  • Afati i Shtatorit
  • Afati i Nëntorit

Gjuha në të cilën mbahet trajnimi

Trajnimi zhvillohet në gjuhën shqipe, duke mundësuar një proces mësimor të qartë, të kuptueshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Aftësitë që fiton
Cybersecurity

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

ROI Academy
Prishtinë · që nga 2026

ROI Academy ofron trajnime në: Digital Marketing, Programim, Cyber Security, Social Media Marketing & Management, Dizajn Grafik, Video Editing, Web Development, Python, Burime Njerëzore.

Profili i trajnuesit →