Program praktik për profesionistët që duan të mësojnë më shpejt nga përvoja, të veprojnë në paqartësi dhe ta ruajnë performancën gjatë ndryshimit.
Nuk mjafton ta pranosh ndryshimin. Duhet të mësosh të përparosh brenda tij. Ndryshimi kërkon rishikim të mënyrës si mendojmë, mësim gjatë veprimit dhe aftësi për të vazhduar edhe kur rruga nuk është plotësisht e qartë.
Trajnimi i ndihmon pjesëmarrësit ta kuptojnë reagimin e tyre ndaj ndryshimit, t'i sfidojnë zakonet që nuk funksionojnë më dhe t'i kthejnë përvojat, gabimet dhe feedback-un në përmirësim të vazhdueshëm.
Profesionistëve, menaxherëve, udhëheqësve të ekipeve dhe kujtdo që përballet me ndryshime në rol, teknologji, procese ose kërkesa të punës. Nuk kërkohen njohuri paraprake.
Programi zhvillohet përmes reflektimit individual, ushtrimeve praktike, skenarëve të ndryshimit dhe analizës së përvojave reale. Pjesëmarrësit identifikojnë modelet që i pengojnë dhe ndërtojnë hapa konkretë për mësim, veprim dhe performancë në paqartësi.
Arben Salihu është instruktor i aftësive të buta, ekspert zhvillimi dhe coach, me përvojë në trajnimin e profesionistëve dhe ekipeve që nga viti 2011. Është themelues i Soft Skills Academy dhe instruktor në RIT Kosovo. Gjatë punës së tij ka trajnuar mbi 5 000 pjesëmarrës.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Soft Skills Academy ofron trajnime në: Komunikim me ndikim, Inteligjencë Emocionale, Bashkëpunim Njerëzor, Adaptueshmëri Inteligjente, Vendimmarrje dhe Gjykim Profesional.
Soft Skills Academy e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.