Program praktik për profesionistët që duan të ndërtojnë besim, të bashkojnë perspektiva të ndryshme dhe ta kthejnë punën e përbashkët në rezultate konkrete.
Teknologjia mund ta lehtësojë bashkëpunimin, por vetëm njerëzit mund ta bëjnë atë të funksionojë. Bashkëpunimi kërkon besim, përgjegjësi të përbashkët dhe aftësinë për t'i bashkuar dallimet rreth një rezultati të përbashkët.
Trajnimi i ndihmon pjesëmarrësit t'i dallojnë rolet, sjelljet dhe dinamikat që e forcojnë ose e pengojnë ekipin, t'i menaxhojnë mospajtimet në mënyrë produktive dhe ta koordinojnë kontributin individual.
Anëtarëve dhe udhëheqësve të ekipeve, menaxherëve, koordinatorëve të projekteve dhe profesionistëve që punojnë me njerëz të roleve dhe perspektivave të ndryshme. Nuk kërkohen njohuri paraprake.
Programi zhvillohet përmes ushtrimeve në grup, reflektimit individual, diskutimeve, simulimeve dhe situatave nga puna reale. Pjesëmarrësit analizojnë dinamika konkrete të ekipit dhe provojnë mjete për besim, koordinim dhe menaxhim produktiv të mospajtimeve.
Arben Salihu është instruktor i aftësive të buta, ekspert zhvillimi dhe coach, me përvojë në trajnimin e profesionistëve dhe ekipeve që nga viti 2011. Është themelues i Soft Skills Academy dhe instruktor në RIT Kosovo. Gjatë punës së tij ka trajnuar mbi 5 000 pjesëmarrës.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
Soft Skills Academy ofron trajnime në: Komunikim me ndikim, Inteligjencë Emocionale, Bashkëpunim Njerëzor, Adaptueshmëri Inteligjente, Vendimmarrje dhe Gjykim Profesional.
Soft Skills Academy e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.