Trajnimi CCNA Fast Track është një program intensiv prej 120 orësh i dizajnuar për të pajisur pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi praktike në fushën e rrjeteve kompjuterike, administrimit të infrastrukturës së rrjetit dhe sigurisë së rrjeteve. Programi bazohet në kurrikulën zyrtare të Cisco Networking Academy dhe përfshin tre modulet kryesore. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit zhvillojnë ushtrime praktike në laboratorë, punojnë me simulime dhe skenarë realë të rrjeteve, duke u përgatitur për role si Network Technician, Network Administrator, IT Support Specialist dhe për certifikimin ndërkombëtar Cisco CCNA.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike dhe teorike mbi konfigurimin e rrjeteve, switching, routing, teknologjitë wireless, sigurinë e rrjeteve dhe automatizimin e infrastrukturës së rrjetit.
Trajnimi është i përshtatshëm për studentë, profesionistë të IT-së, administratorë të rrjeteve, teknikë të mbështetjes teknike dhe të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë ose avancojnë karrierën e tyre në fushën e rrjeteve kompjuterike.
Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.
CACTTUS Education ofron trajnime në: CCNA Fast Track; Data Science; Full-Stack Development with AI; AI for Work & Business: ChatGPT, Copilot & Automation; Advanced Excel & Power BI Essentials.
CACTTUS Education e mori kërkesën dhe të kontakton brenda 2 ditëve pune.
Si ishte trajnimi? Vetëm KosovaJob e sheh kush vlerësoi.
Vlerësimi shkon vetëm te KosovaJob dhe na ndihmon të mbajmë në platformë trajnuesit që ia vlejnë.