KosovaJob
CACTTUS Education

Advanced Excel & Power BI Essentials

Advanced Excel & Power BI Essentials është një trajnim intensiv dyditor që fokusohet në avancimin e aftësive në Microsoft Excel dhe Power BI, duke u mundësuar pjesëmarrësve të analizojnë, vizualizojnë dhe prezantojnë të…

Kohëzgjatja
2 ditë
Dita 1: Excel Advanced; Dita 2: Power BI Essentials
Formati
Hibrid
Prizren – Hibrid (fizikisht në Prizren dhe online)

Çfarë përfshin trajnimi

Advanced Excel & Power BI Essentials është një trajnim intensiv dyditor që fokusohet në avancimin e aftësive në Microsoft Excel dhe Power BI, duke u mundësuar pjesëmarrësve të analizojnë, vizualizojnë dhe prezantojnë të dhënat në mënyrë profesionale.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme:

  • Përdorimi i formulave të avancuara në Excel (IF, IFS, XLOOKUP, INDEX/MATCH, SUMIFS, COUNTIFS)
  • Analiza e të dhënave me Pivot Tables dhe Pivot Charts
  • Krijimi i dashboard-eve në Excel
  • Përdorimi i Power Query për pastrim dhe transformim të të dhënave
  • Krijimi i dashboard-eve interaktive në Power BI
  • Vizualizimi profesional i të dhënave dhe KPI-ve.

Kujt i dedikohet trajnimi:

Profesionistëve të financave, administratës, kontabilitetit, analistëve të të dhënave, menaxherëve dhe çdo personi që punon me raporte dhe analiza të të dhënave.

Kushtet paraprake:
Njohuri bazike të Microsoft Excel rekomandohen por nuk janë obligative.
Formati:
Hibrid (fizikisht në Prizren dhe online).
Gjuha:
Shqip.
Certifikata:
Certifikatë e përfundimit nga Cacttus Education.
Akreditimi:
Program profesional i Cacttus Education.
Trajneri:
Trajnimi zhvillohet nga ekspertë të analizës së të dhënave, Microsoft Excel dhe Power BI me përvojë praktike në raportim dhe business intelligence.

Informata të tjera:

  • Përfshin projekte praktike në Excel dhe Power BI.
  • Secili pjesëmarrës ndërton dashboard profesional dhe interaktiv.
  • Fokus i veçantë në automatizimin e raportimit dhe vizualizimin profesional të të dhënave.
Aftësitë që fiton
Data analysis

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

CACTTUS Education
që nga 2026

CACTTUS Education ofron trajnime në: CCNA Fast Track; Data Science; Full-Stack Development with AI; AI for Work & Business: ChatGPT, Copilot & Automation; Advanced Excel & Power BI Essentials.

Profili i trajnuesit →