KosovaJob
VentureUP

Shërbimi ndaj klientit dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët (Niveli Fillestar)

Fokus në krijimin e një eksperience pozitive dhe në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët. Aftësi & rezultate: Dëgjimi aktiv, komunikimi profesional, customer experience, trajtimi i ankesave, menaxhimi i marrë…

Kohëzgjatja
10–12 orë
Orari final përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit para fillimit të trajnimit.
Formati
Online
Fizikisht ose Online

Çfarë përfshin trajnimi

Fokus në krijimin e një eksperience pozitive dhe në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Aftësi & rezultate:
Dëgjimi aktiv, komunikimi profesional, customer experience, trajtimi i ankesave, menaxhimi i marrëdhënieve dhe përdorimi i CRM.
Kujt i dedikohet:
Customer support, shitje, front office, account managers dhe menaxherë.
Kohëzgjatja:
Fillestar: 10–12 orë · Avancuar: 14–16 orë · Fizik / Online

ÇMIMI Fillestar € 150 · Avancuar € 180

NIVELI FILLESTAR

  • Nuk kanë përvojë të mëparshme në fushën përkatëse
  • Dëshirojnë të krijojnë një bazë të fortë profesionale
  • Duan të zhvillojnë shkathtësi praktike për përdorim në punë
  • Janë duke kaluar në një rol të ri profesional

Niveli i pjesëmarrësve mund të përcaktohet përmes një vetëvlerësimi të shkurtër ose konsultimit para regjistrimit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimet janë të orientuara drejt learning by doing dhe jo vetëm transmetimit të njohurive teorike. Në varësi të temës, programet mund të përfshijnë:

  • Prezantime dhe ligjërata interaktive
  • Ushtrime individuale dhe në grup
  • Raste studimore
  • Simulime dhe role-play
  • Analizë të rasteve reale të biznesit
  • Punë praktike me mjete dhe platforma digjitale
  • Diskutime dhe feedback nga trajneri
  • Detyra praktike ndërmjet sesioneve

Për trajnimet teknike — Data Analytics, Video Editing, Digital Marketing dhe Cyber Security — rekomandohet që pjesëmarrësit të kenë laptop personal.

Formati dhe organizimi

Trajnimet mund të organizohen në dy formate:

Fizikisht

Trajnimet zhvillohen në hapësirën e përcaktuar për grupin, me pjesëmarrje fizike.

Online

Trajnimet mund të zhvillohen online kur kjo kërkohet nga pjesëmarrësit ose kur përshtatet më mirë me nevojat e grupit.

Orari final përcaktohet në konsultim me pjesëmarrësit para fillimit të trajnimit. Trajnimet mund të organizohen, për shembull:

  • 2–4 orë në ditë
  • 1–2 ditë në javë
  • Në formë intensive
  • Ose në format fleksibil, sipas nevojave të grupit

Gjuha e trajnimit

Trajnimet ofrohen në Shqip dhe/ose Anglisht, në varësi të kërkesës së grupit.

Në rast se grupi përbëhet nga pjesëmarrës me nivele të ndryshme gjuhësore, gjuha e trajnimit përcaktohet paraprakisht.

Çfarë duhet të dinë pjesëmarrësit para regjistrimit?

  1. 1. Përzgjedhjen e nivelit — Fillestar ose i Avancuar, bazuar në njohuritë dhe përvojën e tyre.
  2. 2. Kohëzgjatjen — numri i orëve ndryshon sipas trajnimit dhe nivelit.
  3. 3. Pjesëmarrjen aktive — trajnimet janë interaktive dhe kërkojnë angazhim aktiv.
  4. 4. Pajisjet — për disa trajnime kërkohet laptop personal.
  5. 5. Njohuritë paraprake — disa trajnime të avancuara mund të kërkojnë njohuri bazë në fushën përkatëse.
  6. 6. Formati — trajnimi mund të zhvillohet fizikisht ose online.
  7. 7. Certifikimi — pjesëmarrësit që përmbushin kriteret e pjesëmarrjes pajisen me certifikatë për pjesëmarrje.
  8. 8. Materialet — materialet dhe resurset e trajnimit përcaktohen sipas natyrës së programit.
  9. 9. Përshtatja — për grupe të organizuara nga kompani, përmbajtja mund të përshtatet sipas nevojave specifike të kompanisë.
Aftësitë që fiton
Account managementCrm

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

VentureUP
që nga 2026

VentureUP ofron trajnime në: Shitje, Komunikim, Marketing, Teknologji, Burime Njerëzore, Financa, Biznes.

Profili i trajnuesit →